LAJMI I FUNDIT:

Kostot e jetesës – Kosova më e lira në Evropë, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

Kostot e jetesës – Kosova më e lira në Evropë, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

Në raport me New Yorkun, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar.

Sipas Numbeo, Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021.


Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35.5 për qind e shpenzimeve që duhen për të jetuar në New York, pa përfshirë Tiranën.

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në New York janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Numbeo llogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e New Yorkut, që do të thotë se çdo indeks duhet të jetë 100. Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20 për qind më të shtrenjta se në New York. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30 për qind më e lirë se në qytetin e New Yorkut.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Evropë dhe ndër gjashtë më të lirët në botë me 27 për qind të mesatares së New Yorkut.

Numbeo llogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë [1,385 euro] pa qiranë. Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë [395 euro] pa qiranë.

Në krahasim me SHBA-në, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49.05 për qind më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79.41 për qind më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022, llogaritet 7.5 për qind më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë 179,619.35 lekë [1,485 euro] pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë 50,941.26 lekë [420 euro] pa qiranë.

Tirana është 61.05 për qind më e lirë se New Yorku, pa qira. Qiraja në Tiranë është mesatarisht 88.73 për qind më e ulët se në New Yorku.

Indeksi i Kostos së Jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet shpenzimet për restorantet, transportin dhe shërbimet komunale.

Ky indeks nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një indeks prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20 për qind më i shtrenjtë se New Yorku, me përjashtim të qirasë.

Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Jersey, Izraeli, Danimarka, Bahamas dhe Singapor. Ndërsa, shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani dhe Pakistani. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori