LAJMI I FUNDIT:

Kostandinovski: Nuk pres që BE të heq mjetet për bujqësi

Kostandinovski: Nuk pres që BE të heq mjetet për bujqësi

Nuk pres që BE të heq fondet për Maqedoninë, sidomos në bujqësi, për shkak të gjitha masave, udhëzimeve dhe standardeve që janë dhënë për të përgatitur një program të përshtatshëm në bashkëpunim me zyrtarët përkatës të Evropës, tha zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Vanço Kostadinovski pas seminarit mbi subvencionet e BE-së dhe statistikat bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Jemi në pritje të përgjigjes nga BE-ja. Tani për tani nuk kemi një sinjal se programi do të refuzohet ose nuk do të miratohen fondet për të mbështetur bujqësinë e Maqedonisë, tha zëvendësministri. /Telegrafi/