LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Mickoski është shembull i nepotizmit, ai ishte asistent i babait të tij në fakultetin e Makinerisë

Kostadinov: Mickoski është shembull i nepotizmit, ai ishte asistent i babait të tij në fakultetin e Makinerisë

Nëpërmjet një konference shtyp para selisë kryesore të OBRM-PDUKM-së, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “LSDM është kundër partizimit dhe kundër nepotizmit.

Kostadinov tha që partizimi me vite ka qenë praktikë në Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Anëtarët e familjeve të përfaqëseusve të LSDM-së ndërmorën hapa morale të tërheqjes nga vendet e punës edhe pse gjatë punësimit të tyre s’është shkelur asnjë procedurë dhe i kanë plotësuar kriteret sipas sistemit meritor”, tha Kostadinov.

Ai ju bëri thirrje kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski të bëj thirrje familjarëve të bashkëpunëtorëve të tij të hiqen nga vendet e punës që e kanë siguruar për shkak të ndikimit të tyre duke i përmendur familjarët e Mickoskit dhe se ai vet ka qenë shembull i nepotizmit për shkak se ka qenë asistent i babit të tij në fakultet.

“Ka disa që e dëgjojnë opinionin dhe reagojnë. Ka disa që fshihet tek objektet e partisë. Presim nga Mickoski të bëj thirrja ndaj familjarëve të tij, si dhe të gjithë familjarët e funksionarëve të OBRM-PDUKM-së që vendet e punës që i kanë marrë nën ndikimin e të afërmve të tyre, të tërhiqen”, shtoi Kostadinov./Telegrafi/