LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: ShBA është këtu për t’iu mbështetur

Kosnett: ShBA është këtu për t’iu mbështetur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditë së sotme ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të ShBA-së, Philip Kosnett, i cili ka thënë se ka shikuar progresin që Kosova ka bërë në drejtësi, prosperitet dhe stabilitetin me fqinjët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do e realizojnë një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar që nënkupton të ardhmen euroatlantike.


“Ambasadori është njëri me fat që do shërbej në popullatën më pro amerikane në botë. Ambasadori ka shërbyer edhe më herët dhe do vazhdoj me punë. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në tri dekadat e fundit dhe besoj edhe në kapitullin e tretë do e realizojmë me një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar një agjendë që nënkupton të ardhmen euroatlantike, harmoni mes njerëzish dhe fqinjësi të mirë”, tha ai.

Ambasadori i ri i SHBA-ve, Philip Kossnet tha se është nder për të që të shërbejë në Kosovë.

“Është nder për mua dhe familjen time të jem sot këtu. Kam shikua progresin që Kosova ka bërë në drejtësi, prosperitet dhe stabilitetin me fqinjët. ShBA është këtu për t’iu mbështetur. Bashkëpunimi në mes nesh është i pakrahasueshme dhe më vjen mirë që të jem këtu të shoh përparimin që e ka arritur do të vazhdojnë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të ngushtë”, tha ai./KP/