LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam

Kosovës në këtë fazë nuk i duhen spektakle mediale, dhe çdo mospajtim politik ndërmjet subjekteve politike dhe ndërkombëtarëve duhet të kornizohet brenda angazhimit institucional, ngase "barkqitja" politike e bisedave interne, është e hidhur dhe e kobshme.

Historianët nuk janë plotësisht të sigurt si u krijua karakteri i Xhaxha Sam-it, ose kush (nëse ndonjëri) është personifikuar me këtë emër. Teoria që më së shumti përmendet është se Xhaxha Sam ka marrë këtë emër sipas Samuel Wilson. Ai kishte lindur në Arlington, Mass., më 13 shtator, 1776. Fëmijërinë e kishte kaluar në Mason, New Hamshire, ku kishte edhe shtëpinë. Më 1789, ai dhe e motra kaluan në Troy, New York.


Gjatë luftës së 1812, Wilson kishte si biznes përgatitjen dhe paketimin e mishit. Ai furnizoi ushtrinë me sasi të madhe të mishit, paketimet ishin të stampuara me inicialet US, duke supozuar se ndonjëri që do i vërente do i pranonte si një mahi, ngase inicialet e vendosura kishin të bënin me Xhaxha Sam-in.

Supozimi se dërgesat e mishit vinin nga Uncle Sam krijoi idenë se Uncle Sam simbolizonte Qeverinë Federale të SHBA-së. Që nga ajo kohë shumë këngëtarë, artist, piktorë u inspiruan nga kjo ndodhi. Portreti më i njohur i Uncle Sam është në posterin e regrutëve të armatës amerikane gjatë Luftës së parë Botërore, "I WANT YOU" . Posteri është pikturuar nga James Montgomery Flagg më 1916-1917.

Shqiptarët dhe Kosova nuk kanë qenë asnjëherë gjatë historisë në gjendje më të favorshme të jetësimit të aspiratave nacionale, por deri kjo e drejtë e patjetërsueshme dhe e kamotshme e qytetarëve për të jetuar në një shtet demokratik dhe të pranuar ndërkombëtarisht që përfundimisht do të kishte legjitimtetin ndërkombëtar është projekt i arritshëm, ngase për përmbushjen e çfarëdo synimi madhor kombëtarë duhet medoemos përkrahja e Uncle Sam.

Ç’është e vërteta në tabllon politike dhe diplomatike luhen lojëra të papërgjegjshme që burojnë nga vetë institucionet. Çarjet e fundit në koalicionin qeverisës PDK-LDK kanë tejkaluar normat e angazhimit intelektual në politikën-brenda institucionale, ajo më tepër i përngjanë konfliktit se sa përkushtimit për zbatimin e programit dhe kontratës që ia shpalosën elektoratit.

Kjo përvojë e hidhur determinon krizë dhe jofunkcionalitet në qeverisje, ku më tepër i jepet prioritet luftës mediale midis partiake se sa të zbatimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë, që më tepër ka reflektim të brendshëm, meqë pozicionimi i jashtëm i deritanishëm është në përputhje me zhvillimet në botë falë angazhimit permanent të popullit shqiptarë për të sforcuar lidhjet natyrale me SHBA-në.

Edhe pse problemi i Kosovës është krejt tjetër fare nga ai i Shqipërisë, është paksa edhe më kompleks meqë është i ndarë midis dëshirës dhe realizimit praktik të sovranitetit. Në dukje një çarje e zakonshme politike brenda partiake e koalicionit në pozitë pretendon të implikojë diplomacinë amerikane, gjë që është plotësisht e patolerueshme dhe mund të jetë fatale për lëvizjen shtetformuese shqiptare, dhe kjo duhet të kufizohet si brenda mediumeve informative, ashtu edhe brenda subjekteve politike.

Se si i drejtojnë punët partitë politike është çështje e tyre, por pa pasur të drejtën e përfoljes së implikimit të jashtëm amerikan, ngase është plotësisht e papranueshme dhe shumë e dëmshme, që mund të ketë reperkusione për të ardhmen e Kosovës. Bile, edhe në suaza të deklarimit, meqë vendimet që vulosën skemën qeveritare në kreun institucional të Kosovës ishin pjesë e përgjegjësive të institucioneve, si atyre partiake, ashtu edhe atyre konstitucionale të bazuara në Kushtetutën e Kosovës, pra është i papranueshëm konstatimi për presion nga jashtë.

Çfarëdo diskutimi i mëtejmë jashtë suazave institucionale është i pamoralshëm, sidomos kur kur bëhet fjalë për bartës të deridjeshëm të funksioneve shumë të rëndësishme edhe për individë brenda partive, edhe po që se ata kanë kushtimisht të drejtë. Çdo përpjekje e mëtejme për kundërshtim është e kotë, meqë bashkësia ndërkombëtar ka sinjalizuar se ka pranuar këtë koalicion dhe u ka dhënë përkrahje bartësve të institucioneve, e pëlqyeshme kjo apo jo është realitet.
Pranimi ndërkombëtar apo njohja diplomatike "Deplomatic Recognition" e Kosovës është më se e rëndësishme, është "transfuzion" që konfirmon legjitimitetin e përpjekjeve për shtetësi, poashtu, edhe të pranimit ndërkombëtarë të institucioneve të zgjedhura nga vota e popullit (Parlamentit shumëpartiak, Qeverisë, dhe Presidentit, dmth. pushtetit qendror dhe atij lokal) por edhe në pajtueshmëri me rregullat e sistemit zgjedhor. Prandaj, çdo vendimmarrje nga subjektet politike parlamentare, ndërtuese të pushtetit, që përshëndetet, përkrahet dhe konfirmohet nga ndërkombëtarët duhet të pranohet nga qytetarët e Kosovës.

Angazhimi në politikë është edhe dëshmi e lojalitetit partiak, shpeshherë i dhimbshëm dhe i papëlqyeshëm, që nuk respekton kriteret shkencore dhe titujt shkencor, edhe po që se e drejta morale por edhe formale- juridike për ndryshime do të ishte në anën e njërit apo tjetrit subjekt politik, nënshkrues i marrëveshjes së Koalicionit qeverisës, meqë bëhet fjalë për një vendim politik brenda partisë, i cili nuk u procedua në votim dhe nuk u pranua nga ndërkombëtarët.

Kosovës në këtë fazë nuk i duhen spektakle mediale, dhe çdo mospajtim politik ndërmjet subjekteve politike dhe ndërkombëtarëve duhet të kornizohet brenda angazhimit institucional, ngase "barkqitja" politike e bisedave interne, është e hidhur dhe e kobshme. Dalja nga ky koncept institucional i personave VIP dhe i subjekteve politike lëkundë besueshmërinë në shtetin e ri të ardhshëm (apo në qeverinë e shtetit), është shembje e konsensusit brenda komunitetit ndërkombëtar dhe zbehë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për shtetin e së drejtës dhe sovranitetit të Kosovës si dhe mund të humbë përkrahjen duke larguar vëmendjen, duke i lënë shqiptarët të sorollaten me të përzgjedhurit e tyre që lehtë mundë ta humbin legjitimitetin e ndërkombëtarëve.

Në trend

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Kalo në kategori