LAJMI I FUNDIT:

Kosovë, mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara

Kosovë, mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara

Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme – sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve – është shndërruar në dukuri të rrezikshme në Kosovë.

Këtë javë, një burrë 61 vjeç dyshohet të ketë vdekur derisa po përpiqej t’i shuante flakët në një fushë në fshatin Remnik i Ri – komuna e Vitisë.


Autoritetet shëndetësore në këtë rajon konfirmuan se viktima është gjetur në mes të fushës, i rrethuar me zjarr dhe tym.

“Personi, prej momentit që e kemi marrë në autoambulancë, ka qenë pa asnjë shenjë jete… I është dhënë e gjithë terapia për ta kthyer në jetë, por nuk është kthyer”, thotë drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Policia e Kosovës e konfirmoi po ashtu rastin, duke thënë se viktimës i është keqësuar gjendja “derisa ka qenë duke fikur një zjarr fushor”.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitare të disa zjarreve këtë javë nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

Ku kanë intervenuar zjarrfikësit?

Djegia e hamulloreve ndodh kryesisht në muajt korrik, gusht dhe shtator, pas korrjes së drithërave të mbjella, dhe është shkaku i numrit më të madh të zjarreve.

Agim Haziri, drejtues i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, thotë se njësitet e tij kanë intervenuar për shuarjen e mijëra zjarreve në këtë sezon – shumica e tyre në ara.

“Në muajin korrik kemi pasur 792 zjarre. Rreth 70 për qind kanë qenë në toka bujqësore, rreth 15 për qind në toka malore, ndërsa të tjerat në banesa, shtëpi e të tjera. Në muajin gusht kemi pasur gati dyfishin e muajit korrik, pra 1.486. Rreth 80 për qind e rasteve kanë qenë zjarre fushore”, bën të ditur Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se në shumë raste ka pasur edhe rreziqe të mëdha, për shkak të afërsisë së shtëpive të banimit.

“Shkaktarët [e zjarreve] në 99.9 për qind të rasteve janë duart e njeriut apo vetë njeriu, për arsye të ndryshme. Hamulloret, njeriu gjithmonë shikon t’i djegë, që të mos bëhen plehra”, thotë Haziri.

Të dhënat që i siguroi REL-i nga Policia e Kosovës, tregojnë se në periudhën janar-gusht të këtij viti autoritetet e rendit kanë proceduar 164 raste të zjarrvënies, por ato nuk specifikojnë se sa prej tyre lidhen me djegien e tokave bujqësore.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon çdo person “që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër” dhe parasheh dënim me burgim prej gjashtë muajsh deri në tre vjet.

Në rast se kjo vepër “rezulton me vdekje, kryesi dënohet me së paku 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, që monitoron punën e gjykatave, thanë për Radion Evropa e Lirë se sivjet nuk ka asnjë aktgjykim për zjarrvënie në toka bujqësore.

Si e shpjegojnë ekspertët?

Ekspertë të bujqësisë thonë se djegia e arave i shkakton dëme jo vetëm tokës, por edhe florës dhe faunës në tokë, si dhe vetë fermerëve.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se nga bisedat joformale që ka pasur me fermerë, ka kuptuar se ata besojnë se “toka e djegur ose djegia e kashtës së mbetur në ara”, pas korrjes së drithërave, “e lehtëson më pas lëvrimin ose punimin e tokës” për mbjelljen e kulturave bujqësore për sezonin e ardhshëm.

Kjo qasje e fermerëve, sipas Rusinovcit, është krejtësisht e gabuar.

“Në vend se kashtën ta shndërrojmë në pleh dhe në vend që normën e plehërimit për kulturën pasardhëse ta lehtësojmë, ne atë e djegim dhe i humbim të gjitha materiet ushqyese. Në përgjithësi, azoti avullohet dhe kalon në gjendje të gaztë, ndërkaq fosfori dhe kaliumi që ngelen në hi, nuk kanë më vlera ushqyese”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Çështja tjetër – që është skandaloze – është se ne e djegim mikro-florën dhe mikro-faunën në tokë. Çfarëdo sasie të caktuar të plehrave që e hedhim në tokë për kulturën pasardhëse, nuk zbërthehet sa duhet dhe si duhet, sepse në atë tokë nuk ka mikroorganizma”, thotë Rusinovci.

Sipas tij, në rast se kashta, si masë organike, nuk digjet, por përmbyset përmes lëvrimit sipërfaqësor, ajo do të shndërrohej në pleh ushqyes për mbjelljet që pasojnë.

Ky proces, thotë ai, do ta lehtësonte edhe lëvrimin pasues të tokës, por edhe do ta kursente investimin në plehra për të mbjellat e ardhshme.

“E tërë ajo masë organike që ngelet pas korrjes së hamullorëve, transformohet në asimilate bimore, përkatësisht në norma të caktuara të ushqimit, që mund ta reduktojnë normën e plehut për kulturën pasardhëse”, thotë Rusinovci.

E përballur me zjarre të natyrës së tillë çdo vit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave vazhdimisht apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve. Ajo kërkon po ashtu prej tyre që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta raportojnë në numrat emergjentë.

Numrat emergjentë pa pagesë janë:

Qendra Operative Emergjente: 112

Zjarrfikësit: 193

Policia: 192

Shërbimi Mjekësor Emergjent: 194

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori