Vit pas viti telefonat po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 445 orë, apo rreth tre muaj, së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.
Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple për modelin iPhone XS 256 GB, pagave mesatare në vendet e Bashkimit Evropian, pagave në vendet e rajonit dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët evropian, apo edhe se vetë ballkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës.
Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone XS me 256 GB kushton 1,249 dollarë apo 1,117 euro me kursin aktual.
Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune apo dy muaj e gjysmë për të blerë një iPhone të tillë, duke u renditur kështu të dytët, që u duhen më shumë orë. Fill pas tyre renditen bullgarët. Me një pagë mesatare mujore prej 568 euro, atyre ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, më shumë se maqedonasve që iu duhet të punojnë 302 orë, apo serbëve 278 orë.
Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë. Mbi 200 orë pune ju duhet edhe lituanezëve apo rumunëve, të cilët renditen ndër vendet me pagat mesatare të ulëta.
Në anën tjetër qëndrojnë vendet si Danimarka apo Luksemburgu, ku një iPhone XS bihet për më pak se një javë punë. Përkatësisht në Danimarkë duhet 34 orë, ndërsa në Luksemburg rreth 41 orë pune.
Për më pak se dy javë pune të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një iPhone XS në këto vende të Evropës: Gjermani, Austri, Belgjikë, Finlandë, Suedi, Irlandë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani e Madhe.
Në vendet e Evropës Qendrore dhe Jugore, ku pagat mesatare janë disi dhe më të ulëta, orët e nevojshme për të punuar janë disi më të larta. Kështu në Greqinë fqinje duhen mesatarisht 164 orë pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?