LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët nuk e tradhëtojnë Shqipërinë, preferojnë bregdetin shqiptar për pushime (Video)

Kosovarët nuk e tradhëtojnë Shqipërinë, preferojnë bregdetin shqiptar për pushime (Video)

Sezoni veror ka filluar dhe shumica e qytetarëve të Kosovës tani kanë vendosur se ku do t’i kalojnë pushimet. Si duket turistët kosovarë kanë zgjedhur t’i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar dhe Turqisë për të kaluar pushimet e tyre.

Qytetarët e anketuar nga KosovaPress kanë shprehur një laramani pëlqimesh për vendet që do t’i kalojnë pushimet. Ndër më të preferuarat ishin plazhet e bregdetit shqiptar, përkatësisht Durrësi dhe Vlora, mirëpo edhe bregdeti turk po preferohet nga pushuesit kosovar.


“Pushimet verore po mendoj me i kalu në Durrës, aty më pëlqen shumë, qe shumë vite aty shkoj dhe ndihna shumë mirë…Në Turqi kismet…është një çmim më i arsyeshëm dhe hotelet shërbimi më i mirë po mendoj…..Pushimet kemi vendosur me i kalu këto katër vitet e fundit, sivjet është viti i pestë në Radhim, në Vlorë”, thanë të anketuarit.

Drejtori i Agjencionit Turistik, “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj tha për KosovaPress se është në rritje kërkesa për udhëtime turistike drejtë Sarandës dhe Ksamilit.

“Gjithashtu është në trend në rritje e sipër udhëtimet përkatësisht kërkesa për Sarandë dhe Ksamil bazuar në ofertat shumë atraktive të cilat ka ofruar Sharr Travel gjatë sezonit dimërore, pranverore dhe vjeshtore, ku ne iu kemi mundësuar secilit qytetar me një çmim shumë të lirë të shkojnë t’i vizitojnë ato vende dhe shumë qytetarë kanë përfituar nga ato oferta dhe tashmë për muajin qershor është një rritje shumë e madhe enorme e kërkesave të qytetarëve për të udhëtuar drejt Sarandës dhe Ksamilit, përkatësisht për të kryer pushimet verore në Sarandë dhe Ksamil”, tha ai.

Kurtishaj ka bërë të ditur se edhe interesimi i klientëve për t’i kaluar pushimet në bregdetin turk e në veçanti për Antalian është rritur shumë në sezonin e verës 2017.

Fidane Ymeri, zyrtare për komunikim nga Agjencioni Turistik “Fibula”, ka deklaruar për KosovaPress se një numër i madh i klientëve kanë shprehur interesim të madh për të kaluar pushimet verore në Antalia.

“Fibula ofron paketë arazhmane edhe për destinacionet tjera, mirëpo, Antalia mbetet frekuentimi më i madh se interesimit më i madh i njerëzve, pasi që nuk nevojiten vizat dhe çmimet janë më fleksibile dhe më të kapshme për klientët”, tha ajo.

Sipas Ymerajt arsyeja e këtij frekuentimi të madh për rivierën turke, përvec vizave, mbeten që janë duke filluar nga 2.99 euro me shërbimet all incluzive, paketë të cilën e ofron Fibula.

“Neve mundohemi që t’i përshtatemi klienteles tonë që kemi çdo vit në zgjerueshmëri e tutje mundohemi që t’i përshtatemi secilit xhep që ata mendojnë për me shpenzuar duke filluar nga 299 euro me koncept all incluzive, ku janë të inkuadruara të gjithë në çmim duke filluar nga bileta, transferi, akomodimi në hotel, taksa e airportit”, shtoi Ymeri.

Derisa të rinjtë po preferojnë vende më dinamike për pushime siç janë Saranda, Ksamili, Antalia, të cilët i karakterizon edhe rruga e gjatë, personat e shtyrë në moshë si duket po preferojnë më shumë plazhin e Velipojës dhe Shëngjinit për shkak të udhëtimit më të shkurtë dhe qetësisë që ofrojnë ato vende./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori