Snoop Dog, vite më parë kishte një emision humoristik të vetin, ku përqeshte ,”të bardhët” të cilët e imitojnë jetën e zezakut. Në atë emision “Whiger” pas përpjekjeve të dështuara për të imituar zezakët, ngadalë kthehet, dhe shndërrohet në një të “bardhë”, të klasës së mesme, i cili sakaq thërret policinë kur e sheh rastësisht një zezak pranë shtëpisë së tij.

Imitimi apo blofi përfundon. Fjala Whiger është kompozitë nga ”White” dhe “Niger” apo reper i rrejshëm. Në Kosovë repi ka lulëzuar, për 100 euro secili tinejxher mund ta plotësojë ëndrrën e tij dhe ta incizojë një këngë, ku mund të shajë, të kërcënojë me vrasje e tjera.

Ai në këngë është “Boss i drogës” ose “PIMP” (nëse e kupton fare këtë fjalë). Ai kërcënon me armë (nëse ka parë armë të vërtetë ndonjëherë) se do ta vrasë jo vetëm filanin por krejt familjen. Kështu flet “Kosova Whiger”.

Por sakaq kur del nga studio, vetëbesimi i lëkundet, këmbët i dridhen, dhe shndërrohet në djalë të mirë. Me ba me hi në bela me dikënd e mbyt mami. Ai e din që në Kosovën plot armë, dhe Tupac-at tonë autentik nuk dinë fare për Rap, por Kanunin e zbatojnë me përpikëri.

Ai e din që fjalët që i tha në studio, s’guxon t´i përsërit para gangsterëve të vërtetë, të cilët incoming call si ringtone, e kanë Medën ose Dulin. Më parë Kosova Whiger ju puth dorën atyre me përkulje duke iu vardisur ta pijë një kafe me ta, ashtu që ta shohin se po rri me njerëz të rrezikshëm, dhe njerëzit ta “kuptojnë” se edhe ai është i rrezikshëm.

Por nëse Kosova Whiger ka më shumë para atëherë merr hapa më të “rrezikshëm”. Ai xhiron spot me një grup femra (të cilat në jetën reale s’i ka), ose e merr koferin me para dhe del nga kuzhina (ka pa filma kinez qashtu), vret ndonjë rival ose kulminacioni i kulminacionit, ai hyn në bankë, e shtrin të gjithë popullin e shkretë përtokë, ai kërcënon “qiti paret” ose përndryshe dihet çka ndodhë.

Televizionet tona me kritere joprofesionale, emitojnë spote të tilla në pikë të ditës, kur është shikueshmëria më e madhe, kur e shohin të gjithë fëmijët, të cilët nesër do të inspirohen të bëjnë veprime të ngjashme.

Reperat amerikanë dhe Kosova Whigers kanë dallime drastike. American Negroes kanë jetuar dhe jetojnë nëpër “Gheto”. Vijnë nga shtresa e varfra. Perspektiva e tyre është e errët. Pavarësisht inteligjencës së lartë, ata s´arrijnë të marrin një arsimim të duhur. Me kohë i adaptohen jetës deliktive.

Të sulmuar nga gangsterë të lagjes tjetër individi është i detyruar , t´i bashkohet Gang-ut të lagjes së vet.Ata futen dashje pa dashje në rrethin vicioz të dhunës. Si tinejxher ata kanë dosje të trashë në polici. Ai kur kërcënon është”real”. Por edhe janë të kërcënuar ”for real”. Një numër i madh i tyre, është plagosur me armë zjarri ose thjesht janë vrarë.

Kosova Whigers vijnë nga shtresat e mesme ose eventualisht të larta. Ata kurrë s´kanë pa armë me të vërtetë (përveç nëse kanë naj dajë polic), as që dinë si duket kokaina ose çfarë arome mban burgu. Ata studiojnë nëpër universitete private, të cilat jo rrallëherë i sponzorojnë, dhe paturpësisht deklarojnë se studiojnë biznes menaxhimin.

Çfarë kontrasti me jetën e përvuajtur të zezakëve të Ghetos. Kosova Whigers janë phonies (të rrejshëm). Ata herë do kurdo do të rikthehen në “të bardhë” si Whiger’i i Snoop Dog-it, që për rrethana të Kosovës duhet lexuar si zëdhënës i ndonjë partie ose kandidat për asamble komunale.