Kombëtarja e Kosovës U19 ka vazhduar me fitore në turneun Triangolar të organizuar të organizuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Dardanët ndeshjen e dytë e kanë zhvilluar ndaj Shqipërisë U19, teksa kanë fituar me rezultat të ngushtë 1-0.


Goli i vetëm për Dardanët e rinj të udhëhequr nga trajneri Albert Bunjaku u shënua që minutën e 74-të.

Ishte talenti Medjen Llumnica që realizoi për t'i dhënë fitore Kosovës.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës U19 në Shqipëri, pasi tre ditë më parë kanë triumfuar edhe ndaj Moldavisë me rezultat 4-3. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app