LAJMI I FUNDIT:

Kosova thyen rekord të shpenzimit të rrymës

Kosova thyen rekord të shpenzimit të rrymës

Gjatë 24 orëve të së hënës, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar afër 20.000 megavatë energji elektrike, që shënon konsumin më të lartë ndonjëherë në vend.
Më saktësisht, amvisëritë dhe bizneset kosovare kanë shpenzuar 19,064,899 megavatë gjatë ditës së djeshme.

Aktualisht, Kosova nuk arrin që të mbulojë të gjithë konsumin e energjisë vetëm me prodhim të brendshëm, dhe si rrjedhojë, detyrohet ta blejë një pjesë të konsiderueshme të energjisë.


Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, apelon te qytetarët që të përdorin rrymën në mënyrë sa më racionale.

“Që të ketë siguri sa me te madhe dhe të evitohen mbingarkesat eventuale apelojmë tek të gjithë konsumatorët që aty ku kanë mundësi të përdorin forma alternative të ngrohjes”, tha Buzhala.

Piku i shpenzimit të energjisë në vend vlerësohet se është nga ora 17:00 deri në ora 20:00. /Telegrafi/