Bizneset startup vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit, ndërsa Qeveria duhet të kthejë fokusin në përkrahje për këto biznese të cilat hapin vende të reja të punës dhe përmes inovacionit lehtësojnë jetën e qytetarëve.
Këto u thanë ndër të tjera në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në bizneset startup.
Arianit Fazliu kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes Kutia, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze, theksoi se pandemia përveç se ka nxjerrë në pah nevojën për transformim të veprimtarive ekonomike për t’u përshtatur me situata të tilla, gjithashtu i ka dhënë theks të veçantë nevojës për koordinimin më të mirë të fondeve, si dhe investimin e tyre në industritë që afektojnë fuqishëm ekonominë e Kosovës, rrjedhimisht duke siguruar zhvillimin e saj.
Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), theksoi se tema e startupeve është mjaft aktuale sepse COVID-19 me gjithë të këqijat e veta ka sjellë edhe mundësi për themelimin e bizneseve të reja, derisa tha se ICK është munduar që gjatë tërë kohës të jetë në dispozicion të startupeve për hapësirë, mentorim, dhe konsulencë apo çfarëdo mbështetje tjetër të nevojshme. Begu tha se Kosova si vend nuk ka lëvizur shumë sa i përket mbështetjes institucionale për bizneset e reja, gjë që derisa krijon mundësi që njerëzit të jenë kreativ për shkak të mungesës së rregullimit të tregut, gjithashtu krijon edhe pengesa për sjelljen e rezultateve të duhura. Sipas Begut, Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë kahjen e zhvillimit ekonomik duke u fokusuar në ata sektorë që tregojnë trend dhe ndikim pozitiv, dhe derisa shifrat tregojnë se sektori i TIK-ut është në rritje, duhet të ofrohet përkrahje e vazhdueshme për këtë sektor. Ai potencoi se Qeveria e ka momentin e fundit për t’u kthyer nga bizneset fillestare të cilat nesër do të sjellin vende të reja të punës por edhe produkte e shërbime që do të përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Jolta Koçani përfaqësuese e kompanisë Deloitte foli mbi nismën PowerUp, që është një program i krijuar me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të bizneseve në fazat e hershme në Ballkan Perëndimor. Ajo tha se përmes trajnimeve dhe shërbimeve të konsulencës për krijimin e një strategjie të biznesit, si dhe asistencës në transformimin e operacioneve, ky projekt synon përgatitjen e bizneseve për të depërtuar në tregun vendor si dhe atë ndërkombëtarë, derisa një pikë tjetër fokusi është edhe pavarësimi i këtyre ndërmarrjeve nga investitorët. Koçani gjithashtu potencoi se rëndësi e veçantë përveç sektorit të teknologjisë, duhet ti kushtohet edhe ndërmarrjeve në sektorët si ai i shërbimeve, ushqimit, dhe artizanaleve të cilat kanë ndikim pozitiv në ekonomi.
Faton Sopa, kryeshef ekzekutiv në kompaninë Manaferra tha një sfidë kryesore për bizneset startup ka qenë ndryshimi i interesave të investitorëve, të cilët, të shtyrë nga pasiguria e krijuar në ekonominë globale, tani synojnë tregjet e shteteve të zhvilluara dhe ndërmarrjet që garantojnë kthim të shpejt të investimit me risk të ulët. Sopa tha se mes pasojave më të rënda nga pandemia ka qenë edhe nevoja për ristrukturim të moduleve të biznesit, për t’u përshtatur me rritjen e kërkesave për shërbime elektronike sidomos në platformat ku është zhvendosur procesi arsimor. Për fund ai shtoi se ndërmarrësit e ri duhet të krijojnë një vizion afatgjatë, derisa theksoi se ndryshimet në nevojat e tregut krijojnë nevojën për ndryshimin e strategjisë së veprimtarive të biznesit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donald Trump krijoi Fondin Sovran – cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze