LAJMI I FUNDIT:

Kosova shkon në pushim mes pjesëve me epërsi minimale

Kosova shkon në pushim mes pjesëve me epërsi minimale

Kosova është duke shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit, teksa kanë kaluar 45 minutat e parë të sfidës që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.

Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.


Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.

Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.

Milot Rashica shënon për t’i dhënë epërsinë Kosovës
Lexo po ashtu Milot Rashica shënon për t’i dhënë epërsinë Kosovës

Kështu Kosova shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale./Telegrafi/