Kosova pranohet në Organizatën Botërore të Hebrenjve


Kosova është pranuar si shtet anëtar vëzhgues në Kongresin Botëror të Hebrenjve (WJC) pas lobimit shumë intensiv të Ministrisë së Jashtme të Kosovës
Lajmin e ka bërë publik ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj i cili e ka konsideruar një të arritur shumë të madhe të afrimit të Kosovës me njërën prej organizatave më të mëdha hebraike në botë.
“Jam shumë i lumtur të konfirmoj lajmin se pranimit si anëtar vëzhgues në Kongresin Botëror të Hebrenjve. Lobimi shumëvjeçar dhe takimet e shumta në shtete të ndryshme janë shpërblyer me këtë të arritur shumë të madhe dhe me këtë lajm të mirë të sapo pranuar” ka thënë Hoxhaj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































