LAJMI I FUNDIT:

Kosova po vritet çdo ditë nga pak

Kosova po vritet çdo ditë nga pak

“Armët janë në shërbim të tërbimit”, ka thënë poeti romak Virgjili.

A janë vrasjet e fundit paralajmërim ogurzi se një kategori e shoqërisë sonë po shkon drejt tërbimit, viktimë e së cilës po bëhet qytetari i Kosovës?


Përjashto lajmet për aktualitetin politik dhe gjendjen në veri të vendit, Kosova është shndërruar në një vend ku edicionet e lajmeve nisin me kronika për vrasje e krime të tjera.

Tri vrasje të rënda me dhjetëra të plagosur në një hark kohor prej pesë ditësh.

Shumë, tepër shumë vrasje e krim për një vend të vogël siç është Kosova. Madje, është shifër e lartë edhe për vendet e Amerikës Latine, si Meksika e Ekuadori, ku mbretërojnë e qërojnë hesapet kartelet e drogës.

Zinxhiri i vrasjeve të rënda ndodhi pak ditë pasi Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasje me torturë të Marigona Osmanit, me të cilën po bashkëjetonte.

Në Skenderaj vrasja u krye me armë të gjata, me kallashnikovë. Në dy rastet e tjera, në Prishtinë e në Klinë, vrasjet dhe plagosjet u kryen me pistoleta. Të tria brenda lokaleve – kafeterive.

***

Pak kronologji.

Një qytetar u vra pasditen e së hënës në një lokal në Klinë, teksa i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati. Sipas raportimeve, dorasi është vëllai i bashkëshortes së viktimës.

Lokali ku ndodhi vrasja dhe plagosja e dy personave në një fshat të Skenderajt, dyshohet të jetë një nga ato lokalet me “muzikë live”, ku në ambientin plot tym duhani, e tavolinat përplot birra, kamerieret këngëtare ofrojnë edhe shërbime të tjera. Ka zëra që thërrasin: legalizoni bordelet!

Në kafeterinë në qendër të kryeqytetit, ndodhi qërimi i hesapeve me revole mes dy grupeve, ku një person mbeti i vrarë e shumë të tjerë u plagosën. Pas këtij rasti, kryetari i Prishtinës doli e tha se ka informacione nga policia se çdo e dyta veturë që lëvizë pas mesnatës, në kryeqytet, ka armë.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Policia ka treguar se sa armë ilegale ka konfiskuar nga janari i vitit 2022 në Kosovë, si dhe përqindjen e atyre që gjenden në vetura.

E, nga Policia kohë më parë është thënë se vrasjet kryesisht po kryhen nga personat që posedojnë armë ilegale. Konsiderohet se në duart e qytetarëve në Kosovë janë mbi 200 mijë armë ilegale.

Shumë fushata sensibilizuese janë bërë kundër posedimit të armëve ilegale dhe përdorimit të tyre në ahengje (“Festo me zemër, jo me armë”), por pa efekt. Armët po barten e përdoren kudo. Të armatosur në shkolla, kafeteri e xhamia …

Dhe, përfundimisht, armët ilegale nuk grumbullohen me fushata e konfiskime pasi të ketë ndodhë vrasja, tentimvrasja, apo kanosja. Armët nuk largohen nga duart e qytetarëve me gjoba simbolike, por me plan e operacion konkret të organeve të sigurisë dhe drejtësisë dhe dënime për poseduesit e tyre.

***

Vrasje e plagosje në kafehane. Përplasje për vdekje nga dritaret e banesave e hoteleve. Dhunë në familje, burri rrah gruan dhe anasjelltas. Përdhunime të grave dhe të miturave. Plaçkitje të armatosura në pikë të ditës. Pra, vret e plaçkit kush ku mundet dhe çka i vjen n’dorë …

Vrasjet nuk ndalen derisa organet e rendit dhe drejtësisë do të vazhdojnë t’ua ofrojnë luksin që kriminelët me dosje të trasha e me shumë lëndë në gjykata ta bëjnë ligjin dhe të frekuentojnë kafenetë dhe restorantet.

… dhe jo vetëm kaq.

Grushte dhe sharje në Parlament. Përgjime. Skandale e afera korruptive. Kosova po vritet çdo ditë, kudo e nga çdokush nga pak.

Dikush duhet ta mbrojë Kosovën nga vetëvrasja!

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori