LAJMI I FUNDIT:

Kosova po përballet me sulmet më madhore kibernetike në histori

Kosova po përballet me sulmet më madhore kibernetike në histori

Kosova po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike.

Cak i hakerëve janë institucione, kompani e individë që po u hakohen llogaritë.


Sipas njohësit të sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ky organizim është mjaft serioz, pasi po përdoren metoda të kombinuara të hakimeve.

Sipas tij, qëllimi kryesor është qasja në sistemin e komunikimit dhe të dhënat e kompanive e personave fizikë, njofton Klan Kosova.

Së fundmi, në fokus kanë qenë edhe mediat e gazetarët.

Doli thotë se ka vërejtur formën “Malware” të sulmeve kibernetike, apo shpërndarjes së virusëve përmes e-maileve.

Rreth një muaj më parë, një virus ishte shpërndarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Por sipas Kastriot Fetahajt, pre e sulmeve kibernetike kanë rënë edhe shumë institucione tjera publike e private.

Ai tregoi se thuajse janë prekur të gjitha universitetet publike dhe private, teksa llogaritë e rreth 50 profesorëve janë hakuar.

Gjithashtu, sipas Fetahajt, janë shpërndarë edhe të dhënat bankare të qytetarëve.

Fetahaj tregon se të dhënat e hakuara po shiten në treg të zi, me çmime shumë të lira, rreth 100 dollarë.

Dyshohet se sulmet e fundit janë orkestruar nga një grup brenda Kosovës, në bashkëpunim me një tjetër të huaj që ende nuk po i dihet origjina.

Pasojat e këtyre mund të jenë të rënda, pasi mund ta kolapsojë sistemin e komunikimit të kompanive.

Siguria kibernetike është aktualisht problem global, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, që është koncentruar edhe në këtë fushë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori