LAJMI I FUNDIT:

Kosova pjesë e Panairit ndërkombëtar të turizmit “Expo Albania” në Tiranë

Kosova pjesë e Panairit ndërkombëtar të turizmit “Expo Albania” në Tiranë

Në mesin e shumë bizneseve dhe shteteve pjesëmarrëse Kosova po prezantohet nëpërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës në panairin ndërkombëtar të turizmit “Expo Albania” në Tiranë, ku në shtandin e saj ka mbi 8 biznese të cilat po promovojnë ofertat e tyre për Kosovën.

Në kuadër të këtij panairi Unioni i Turizmit të Kosovës do të organizojë edhe dy panele diskutimi, ku paneli i parë është prezantimi i turizmit të Kosovës dhe paneli i dytë është prezantimi i ofertave të përbashkëta turistike Shqipëri Kosovë.


Baki Hoti, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës

12 bizneset pjesëmarrëse janë: “Pylli i Arinjve”, “Abi Green”, Hotel “Emerald”, “Fibula Travel Agency”, hotel “Astoria”, hotel “Brezovica”, “Sirius Hotel”, “The better travel Co”.