LAJMI I FUNDIT:

Kosova, peng i politikanëve të zhytur në krim

Në demokraci postulati kryesor është sendërtimi dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Këtë fakt e njohim nga teoritë e filozofisë politike, ndërsa në praktikë e njohim nga demokracitë perëndimore. Por, që shtetin e së drejtës ta kenë ndërtuar njerëz të zhytur në krim dhe korrupsion, historia nuk njeh ndonjë rast.

Prandaj, popull i Kosovës, mos të jeto më në iluzione që gjoja po jetojmë në ndonjë demokraci moderne dhe në shtetin e së drejtës, por shihe realitetin e hidhur në sy: Kosova udhëhiqet nga një oligarki e shfrenuar.


Duhet të kuptojmë njëherë e përgjithmonë, se ky vend është i pushtuar nga matrapazë e kriminelë të rangut të lartë, të cilët sa më herët që largohen nga skena politike, aq më herët do të fillojmë të jetojmë dhe të frymojmë si qytetarë të denjë të kohës.

Si është e mundur që udhëheqës të politikës në nivelet me të larta të hierarkisë shtetërore , duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur buxhetin e shtetit, gjegjësisht djersën e popullit, me paturpësi mundohen të sillen si shpëtimtarët e këtij vendi të nëpërkëmbur, duke pretenduar të mbulojnë të palarat e tyre me patriotizëm folklorik (tashmë i bërë bajat)?

Ky popull i keqpërdorur në maksimum , dhe si pasojë e këtij keqpërdorimi tashmë me shumicë absolute jeton në varfëri, i nëpërkëmbur skajshmërisht dhe i izoluar nga e gjithë bota demokratike si pasojë i politikës mjerane, prapëseprapë nuk është në gjendje të çlirohet duke shfrytëzuar të drejtën demokratike për një jetë me të mirë: të drejtën e votës për ndryshime rrënjësore dhe pozitive.

Thuhet se çdo qytetar i një shteti, kur del jashtë shtetit të vet në shtetet tjera, është në njëfarë mënyre ambasador i vendit të tij. Secili qytetar, qoftë edhe ai me i thjeshti, kontribuon në imazhin e shtetit të tij.

Cili është imazhi të cilin udhëheqësit e shtetit të Kosovës po i japin vendit, qofshin ata në pozitë apo në opozitë ?

Asnjë shtet normal, pothuajse asnjë burrështetas i cili nuk e ka për obligim, nuk dëshiron të takohet me udhëheqësit tanë, si pasojë e sjelljeve dhe i prapavijës kriminale të politikes Kosovare. Shtetin e Kosovës hezitojnë ta vizitojnë shumica e shteteve demokratike. Politika kosovare, si slogan deklarativ ka integrimin në Evrope , ndërsa bashkëpunimin dhe orientimin real e kanë në Azi dhe Afrikë – dikush duke bërë biznes privat në emër të lobimit për njohje, e dikush duke qenë peng i bashkëpunimeve me prapavija të dyshimta.

Në një shtet, ku secili politikan i cili ka kontakt me buxhetin e shtetit, është i dyshuar për krim e keqpërdorim të parasë publike; një shtet, ku secili akuzon secilin për krime ekonomike të nivelit më të lartë – del ballëhapur përmes medies; në një shtet ku secili mund të hetohet, por asnjeri dënohet, si pasoj e nëntokës së fuqishme të kriminalizuar; në një shtet ku fjala dhe përgjegjësia publike nuk kanë peshë… ai shtet nuk ka vend që qytetarët të mund të paktën të ëndërrojnë një të ardhme normale, ku rinia mund të projektoj ardhmërinë e vet.

Ky shtet është Kosova e cila po rënkon, po qanë e po vajton, nga dhembja të cilën po ia shkaktojnë bijtë e bijat e saj. Prandaj, është koha dhe momenti i fundit t’i thuhet stop kësaj dukurie dhe këtyre kriminelëve dhe ta shpëtojmë Kosovën.

Në trend

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori