LAJMI I FUNDIT:

Kosova, pak interes nga CEFTA (Video)

Kosova, pak interes nga CEFTA (Video)

Kosova nuk ka shënuar sukses në zgjerimin e prodhimit, siç parashihej se do të kishte me marrëveshjen e CEFTA-s.

Marrëveshja për Tregti të Lirë, një projekt i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të tregtisë së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga Aleanca e Biznesit po konsiderohet se nuk ka ndihmuar në prodhim, por përkundrazi ka rritur importin nga Serbia.


Mdryshe mendojnë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në Departamentin e Tregtisë thonë së përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje janë vërejtur me kalimin e viteve, ku eksporti ka shënuar rritje, e që në vitin 2015 ka qenë 124 milionë euro.

Ndërsa, këshilltari politik për ekonomi ne Qeverinë e Kosovës, Sokol Havolli, tha se për Kosovën është e mirëseardhur çdo marrëveshje që ka të bëjë me integrim e saj në mekanizmat ndërkombëtar, duke përjashtuar tërheqjen. /Tribuna Channel/