Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim “TOKA”, së bashku me partnerë nga Argjentina, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, do të organizojnë për herë të parë në Kosovë, Konferencën Rajonale për Vullnetarizmin Edukativ, me datën 10 dhjetor, në Prizren.
Konferenca ka për qëllim promovimin e “Vullnetarizmit Edukativ”, si një metodologji e dëshmuar inovative e mësimdhënies dhe të të mësuarit, si dhe të shërbejë për shkëmbimin e përvojave të mira në mes të pjesëmarrësve.
Gjatë konferencës, me një ceremoni formale do të bëhet edhe ndarja e “Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ” në të cilën garojnë gjithsej 36 projekte nga 6 shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Ky çmim njeh dhe vlerëson punën e mësimdhënësve për projektet vullnetare të cilat i kanë zbatuar me nxënësit e tyre përmes të cilave kanë pasur ndikim pozitiv në komunitetin ku janë realizuar.
Në konferencë pritet të marrin pjesë rreth 150 profesionistë ndërkombëtarë dhe vendor, që praktikojnë metoda të reja në fushën e edukimit. Ndër të pranishmit pritet të jenë drejtorë të shkollave, mësimdhënës, studentë, zyrtarë qendror dhe lokal të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), përfaqësues nga komunat, donatorë dhe partnerë të ndryshëm. Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejtë nëpërmjet Livestream në Facebook në faqen zyrtare të “TOKAs” dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.
Konferenca poashtu do t’u jap mundësinë mësimdhënësve të cilët nuk janë pjesë e programit që të mësojnë më shumë rreth metodave më të reja në fushën e edukimit, të njoftohen më mundësitë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e programit ndërkombëtar të “Vullnetarizmit Edukativ”, dhe të mund të garojnë me projektet e tyre vullnetare për “Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ – Edicioni 3”, mundësi kjo e cila hapet vetëm një herë brenda vitit.
Programi ndërkombëtar i “Vullnetarizmit Edukativ” është një metodë interaktive e edukimit brenda dhe jashtë klasës, ku liderët dhe pjesëmarrësit mësojnë aftësi të reja duke realizuar projekte në të mirën e komunitetit. Organizata “TOKA” zbaton këtë program që nga viti 2017, ku për çdo vit trajnohen më shumë se 70 mësimdhënës në metodologjinë e të mësuarit përmes përvojës dhe për çdo vit bëhen pjesë e programit më shumë se 1500 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Nga mësimdhënësit dhe nxënësit deri tash janë realizuar më shumë se 100 projekte vullnetare në komuna të ndryshme të Kosovës duke trajtuar problematika në komunitetin e tyre. TOKA ka filluar të punojë ngushtë me institucionet arsimore që të mësuarit përmes përvojës dhe Vullnetarizmi Edukativ të gjejnë implementim edhe në planprogramet shkollore dhe në mësimin formal.
Për të mësuar më shumë, vizitoni uebfaqen zyrtare të TOKA: http://toka-ks.org/Al/news/775/konferenca-rajonale-e-vullnetarizmit-edukativ-vjen-ne-prizren/
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumetit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa