LAJMI I FUNDIT:

Kosova në kampionatin botëror të lavërimit (Video)

Kosova në kampionatin botëror të lavërimit (Video)

Republika e Kosovës është pjesë në mesin e 30 shteteve pjesë marrëse në edicionin e 65-te, të Kampionatit Botëror të Lavërimit i cili mbahet me datën 1 dhe 2 shtator, në Baden Württenberg të Gjermanisë.

Anëtarësimi I Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, I bërë para tetë viteve, u ka krijuar mundësinë lavëruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës, të cilat kanë përvojë shumë vjeçare në këtë fushë.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila mbështet përfaqësimin e lavërtarëve në këtë kampionat, tregojnë se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare në këtë kampionat, përveç epitetit garues ka për qëllime dhe promovimin e fuqishëm të shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave me të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës, duke u bazuar në rregulloren e Organizatës Botërore te Lëvrimit.

Bekim Hoxha, udhëheqës i delegacionit kosovarë dhe njëherësh edhe anëtar I Bordit të Organizatës Botërore të Levruesve( World Ploughingh Organization- WPO), tha se garuesit kosovarë gjatë viteve të kaluara kanë arritur të tregojnë rezultate pozitive në këtë disiplinë dhe kjo ka bërë që Kosova të tërheq vëmendjen e shumë medieve botërore që po mbulojnë këtë ngjarje.

“Kampionati Botëror I lëvrimit ka një traditë 65 vjeçare, ku shumica e shteteve tregojnë shkathtësitë e tyre në fushën e lëvrimit. Në mesin e këtyre shteteve, tashmë edhe Kosova ka gjashtë vite që merr pjesë në këtë botëror, me ç’rast lavërtarët kosovarë kanë arritur që të tregohen mjaft të suksesshëm”, ka thënë Hoxha.

Në Kampionatin Botëror të lëvrimit, Kosova përfaqësohet nga garuesi Lulzim Shehu,në disiplinën me plug konvencional, trajneri Afrim Sharku, dhe Alban Rama, Kryetari Organizatës se Lëvruesve të Kosovës.