LAJMI I FUNDIT:

Kosova mbajti stërvitjen e dytë, tani e kompletuar, në fushë Demahasaj e Muriq – Shqetësojnë lëndimet e lehta të Shalës dhe Vojvodës

Kosova mbajti stërvitjen e dytë, tani e kompletuar, në fushë Demahasaj e Muriq – Shqetësojnë lëndimet e lehta të Shalës dhe Vojvodës

Kosova e ka mbajtur sonte në orët e pasdites stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Maltës, që zhvillohet të shtunën në Valeta.

Djelmoshat janë ndjekur nga afër e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa interesim të madh ka pasur nga mediat, por edhe nga një numër i tifozëve.

Për dallim nga stërvitja e djeshme, sot ekipi ka qenë i kompletuar, ku përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe tri prurjet e reja, Arijanet Muric, Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj.


Edhe në këtë stërvitje përkundër temperaturave të ulta “Dardanët” treguan përkushtim të madh, derisa atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ku të gjithë po punojnë me zell dhe me padurim po e presin duelin kundër maltezëve.

Gjatë seancës së sotme trajneri zviceran punoi në shumë aspekte, sidomos në pasime në hapësira të shkurtra, por edhe në shpejtësi të aksioneve, derisa ripërsëriti kërkesën e tij ndaj lojtarëve që të luajnë sa më thjeshtë.

Për shkak të lëndimeve në seancën e sotme Mërgim Vojvoda dhe Herolind Shala u stërvitën të diferencuar, por stafi mjekësor po punon në riaftësimin e tyre të plotë. Ndërkohë, kombëtarja nesër do ta mbajë vetëm stërvitjen e pasdites.

Valon Berisha ka thënë se ndeshja me Maltës është vendimtare. Ai pret fitore dhe beson në kualitetin e skuadrës.

“Kemi lojtarë shumë të mirë dhe po përgatitemi mirë, mirëpo sigurisht se kemi dy ndeshje shumë të vështira para vetes, sidomos kjo kundër Maltës”.

“Shumëçka do të varet nga mentaliteti ynë në këto dy ndeshje. Ne kemi cilësi si ekip dhe me individë shumë të mirë dhe do të shkojmë me synimin për të dhënë 100 përqindshin për njëri-tjetrin dhe për Kosovën”, deklaroi lojtari i Lazios.

I ardhur së fundmi Shkëlqim Demhasaj është shprehur i lumtur që është pjesë e Kosovës.

Ai thotë se nuk ka menduar dy herë kur e ka marr ftesën.

“Pardje më kanë telefonuar nga federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur”.

“Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës”.

“Tash më rëndësi është që ekipi të përgatitet sa më mirë dhe t’i fitojmë 6 pikë, nuk ka fare rëndësi se kush luan, por nëse me jepet rasti si çdo lojtar do ta jap maksimumin. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe djemtë kanë luajtur shumë mirë”, deklaroi sulmuesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori