Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin e ministrave të CEFTA-s, që u mbajt sot në Beograd.
Siç njofton MTI, në këtë takim ministri Hasani ka paraqitur para të pranishmëve zotimin dhe përkushtimin gjatë kryesimit të Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s gjatë vitit 2018. Hasani ka thënë se kryesimi i CEFTA-së në vitin 2018 ka rëndësi të veçantë për shkak se në esencë aktivitetet e saj do të përfshihen në prioritetet që janë pjesë e agjendës shumëvjeçare dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në implementimin e masave si pjesë e zonës ekonomike rajonale, siç edhe është konkluduar në takimin e përbashkët të CEFTA-s në vitin 2016 dhe konfirmuar nga kryeministrat në Samitin e Triestes.
Ministri Hasani ka komentuar edhe deklaratat e tij të fundit për pozitën e Kosovës në CEFTA dhe cili është roli i UNMIK-ut.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj marrëveshjes dypalëshe të lidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale. Megjithatë, ende ekzistojnë vështirësi për përfshirjen rajonale dhe veçanërisht për Kosovën pasi që emërtimi i drejtë nuk përdoret në CEFTA për shkak të insistimit të palës serbe ndaj UNMIK-ut. Si shembull konkret janë Protokolli Shtesë 6 dhe Tregtia Transit në mallra që shkojnë në Kosovë përmes Serbisë”, ka shtuar ministri Hasani.
I pari i ministrisë së Tregtisë ka vlerësuar se do të ishte e gabuar nëse BE dhe palët e tjera të interesit e shohin deklaratën e tij dhe pozitën e Kosovës vetëm nga këndvështrimi politik.
“Ka më shumë për të marrë në ndikimin ekonomik dhe tregtar dhe përjashtimin e Kosovës në thellimin e përpjekjeve të CEFTA-s. Kosova i është bashkuar Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Traktatit të Transportit në emër të saj. Vetëm pse është nënshkruar CEFTA më herët nuk duhet të përdoret për të penalizuar Kosovën përgjithmonë, përderisa marrëveshjet e reja përfshijnë Kosovën si Kosovë. Kujtojmë se BE është lehtësues dhe monitorues për implementimin e marrëveshjes dypalëshe të lidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale, prandaj presim angazhim dhe presion edhe më të shtuar të BE-së ndaj Serbisë në respektimin e plotë të kësaj marrëveshje”, ka thënë ministri Hasani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi