LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon shkresat nga Maqedonia për ta hetuar rastin ‘Kumanova’

Kosova kërkon shkresat nga Maqedonia për ta hetuar rastin ‘Kumanova’

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar rastin “Kumanova”, por ka mbetur në pritje të shkresave nga ana e autoriteteve maqedonase për t’i zhvilluar këto hetime më tej.

Për gati dy vjet ky rast është duke u hetuar nga Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili për Kallxo.com konfirmoi se është duke pritur hetime nga autoritetet e Maqedonisë.


“Unë jam duke pritur shkresa nga shteti i Maqedonisë që i kam kërkuar. Bëhet fjalë për hetime”, tha prokurori Rexha.

Më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes policisë dhe një formacioni të armatosur, pjesëtarë të të cilit vinin nga Kosova.

Nga kjo përleshje ishin vrarë 14 persona të armatosur, 8 policë të Maqedonisë ndërsa ishin arrestuar 29 persona të cilët akuzohen për terrorizëm.

Shumica e personave të armatosur të vrarë dhe atyre të arrestuar janë shtetas të Kosovës. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori