Tanimë për vite me radhë, banorët e Komunës së Obiliqit janë ankuar se Termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), “Kosova A” dhe “Kosova B” po u shkaktojnë shumë probleme shëndetësore. Për arsye se këto termocentrale e kanë tejkaluar jetëgjatësinë e tyre të planifikuar, shpesh quhen si termocentralet më ndotëse në Evropë.
Por një zgjidhje e mirë përveç furnizimit me energji eklektike, si dhe për të ulur shkallën e ndotjes së ambientit në Komunën e Obiliqit dhe në Komunat përreth do të jetë ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”.
Drejtori për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka thënë se të gjitha investimet e KEK-ut duhet të aprovohen paraprakisht nga ZRRE-ja. Sipas tij, investimet që bëhen nga ana e korporatës ndikojnë edhe në Tarifa të energjisë elektrike, shkruan Telegrafi.
Bucolli ka treguar se kanë identifikuar projekt me Komunën e Obiliqit, por të cilat janë refuzuar nga ana e ZRRE-së. “KEK-u, në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit për vitin 2016, kishte identifikuar disa projekte infrastrukturore ekskluzivisht për ndihmë komunitetit, të cilat kapin shumën prej një milion euro, që më pas janë dërguar për aprovim në ZRRE, mirëpo të njëjtat nuk kanë kaluar. Përkundër kësaj menaxhmenti i KEK-ut është i përkushtuar ta ndihmojë komunitetin dhe është në fazën e gjetjes së formave tjera për ta përkrahur”, ka thënë ai.
Drejtori për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka thënë se përveç prodhimit, objektiv kryesor i KEK-ut nga viti 2009 ka qenë mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon. “Viti i kaluar ka qenë viti i përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve mjedisore e që kapin shumën prej mbi 50 milionë euro, kryesisht nga mjetet vetanake”, tregon ai.
Disa nga projektet, sipas zyrtarëve të KEK-ut, që kanë kontribuar në mbrojtjen mjedisit, kanë qenë ai i transportit hidraulik të hirit në Termocentralin “Kosova A”, pastrimi i zonës së ish-Gasifikimit ndërrimi i elektrofiltrave në Kosovën A, si dhe projekte të tjera. “Përndryshe, si rezultat i punës se bërë deri tani, që vërtetohet edhe nga matjet e realizuara në baza të rregullta, niveli pluhurit përreth ish-deponisë se hirit, është zvogëluar dukshëm dhe qe është brenda kufijve të lejuar me ligj”, ka thënë Skënder Bucolli.
Por edhe pse përfaqësuesit e KEK-ut thonë se kanë bërë investime në këto termocentrale, nga ankesat e qytetarëve shihet se çështja e mjedisit nuk është zgjidhur.
Por në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), kanë thënë se Termocentrali “Kosova e Re” do të jetë i standardeve më të larta mjedisore. “Realizimi i Projektit të Termocentralit ‘Kosova e Re’, mundëson përmirësime mjedisore me zvogëlimin e emetimeve specifike dhe do të ketë rritje të efiçencës së Termocentralit. Ky termocentral do të ndërtohet në bazë të Industrial Emmissions Directive që është direktiva më e re evropiane, e cila siguron mbrojtje optimale të mjedisit. Duhet të theksohet që termocentrali do të ketë teknologji superkritike me efikasitet mbi 40 për qind”, është thënë në pyetjet e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Kurse për Termocentralet aktuale, “Kosova A” dhe “Kosova B”, kanë thënë se janë duke u bërë disa studime për t’i identifikuar masat për mbrojte të ambientit.
“Tashmë për Termocentralin Kosova B është duke u bërë një studim nga KE, për identifikimin e masave të ambientit, të cilat do të duhet të implementohen deri në vitin 2018. Ndërsa sa i përket Termocentralit ‘Kosova A’, pritet të bëhet një studim, nga i cili do të rezultojë edhe rekomandimi për Qeverinë se si të procedohet më tutje me këtë Termocentral të rivitalizohet apo dekomisionohet”, kanë thënë zyrtarët e MZHE-së.
Ndërkaq, në një intervistë të dhënë kohë më parë në mediat kosovare, zëvendëspresidenti i “Contour Global”-it, Garry Levesley, kishte deklaruar se “Kosova e Re” do të jetë teknologjia më e re e thëngjillit të pastër, e cila është shumë më efikase. Pra, do të ketë shumë më pak ndotje me dyoksid karboni dhe ndotje të tjera. Termocentrali i ri do të jetë në përputhje me nenin 33 të direktivës të BE-së për kapjen dhe ruajtjen e karbonit. Kapja dhe ruajta e karbonit (CCS) është një metodë e re e pastrimit nga shkarkimet industriale të cilat mund të zvogëlojnë ndotjen me një të tretën. Inxhinierët tanë janë duke punuar në zhvillimin e një mënyre praktike për të zbatuar këtë teknologji inovative.
Pra, mbetet të shihet nëse ky projekt, më i madhi deri tani në Kosovë, do të shohë ditën e realizimit dhe ndoshta të jetë përgjigje për ankesat e qytetarëve të Komunës së Obiliqit, por edhe më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit