Skuadra e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2024. Dardanët, të dielën në mbrëmje, në Roterdam janë mposhtur nga Holanda, me rezultat të ngushtë, 2-1.
Ndeshja u përcoll nga një numër i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve ishin bashkatdhetarë tanë. Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut patën një paraqitje shumë të mirë, madje duke krijuar raste të shumta, por që nuk patën fatin ta gjejnë golin. Madje, në pjesën e parë Drilon Maxharraj kishte dy mundësi të mira, derisa Dardan Topillës golin ia mohoi tërthorësja.
Lojë e barabartë u zhvillua edhe në pjesën e dytë, teksa golat erdhën në pesë minutat e fundit të ndeshjes. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 35-të, kur Issam Dahmani, realizoi me një gjuajtje të devijuar nga distanca. Pas këtij goli, Dardanët u angazhuan për të rikthyer baraspeshën në rezultat, por pësuan edhe golin e dytë një minutë më vonë, kur Mohamed Ben Khalou doli i vetëm para portierit Bajram Ramadani.
Në minutat e fundit lojtarët bënë çmos për të ndryshuar fatet e këtij takimi, por arritën vetëm të ngushtojnë diferencën me golin e Jeton Rukovcit, në minutën e fundit të ndeshjes.
Përzgjedhësi Arben Simitçiu e vlerësoi shumë pozitive paraqitjen e ekipit në këtë duel, teksa theksoi se në pjesën e parë Kosova është dashur të kishte epërsi prej dy-tre golash.
“Pas ndeshjes iu thashë edhe lojtarëve se mburrem me paraqitjen tuaj, sepse vërtet përgjatë 36 minutave ishim më të mirë se Holanda. Në pjesën e parë është dashur të ishim në epërsi prej ndoshta dy apo tre golave dhe më pas rrjedha e lojës do të ishte ndryshe. Sidoqoftë, mund të them se kemi përparuar shumë, lojtarët janë në nivel shumë më të lartë. Edhe përzgjedhësi i Holandës, i cili ka qenë më shumë se 10 vite trajner i Barcelonës në futsall, më përgëzoi për performancën dhe e pranoi se kemi qenë më të mirë. Përkundër humbjes, kjo paraqitje është një nxitje për të punuar edhe më shumë. Gjithsesi, loja fitohet duke dhënë gola dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi ende. Pra, rastet që na jepen duhet t’i konkretizojmë. Goli i parë ishte devijim, aty nuk gaboi askush. Sikur të mos pësonim aty, sigurisht se holandezët do të hapeshin edhe më shumë në lojë dhe do të kishim ndoshta edhe më shumë mundësi”, ka thënë Simitçiu.
Kosova bën pjesë në Grupin 11 në “Main Round”, së bashku me Holandën dhe Ukrainën, ku ekipi i parë në renditje kualifikohet në ‘Elite Round’, derisa ekipi i dytë luan në ‘play-off’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?