Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.

Evropa siguron 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë nënkampionët do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.


Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve dhe para ciklit të fundit, 38 vende nga 54 e dinë tashmë se me cilën kapele do të jenë në short.

462537407 519859884260040 2862260541969932818 n

Dy Kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria tanimë janë të sigurta në cilat vazo do të jenë dhe ato mund edhe të jenë në të njëjtin grup për Kualifikimet e Kampionatit Botëror, pasi Dardanët ndodhen në vazon e katërt dhe Kuqezinjtë në vazon e tretë.

745a9e88 7cea 4708 8f3d 0274a853b243  1

Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Është e ditur edhe vazo e pestë, ku janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Kujtojmë se kombëtaret nga Liga A e Ligës së Kombeve që kalojnë në çerekfinale të kompeticionit do të jenë pjesëmarrëse në grupet kualifikuese me katër skuadra, ndërsa grupet e tjera me nga pesë. /Telegrafi/ 

Screenshot 2024 10 16 094851

telegrafi sport app