Të enjten në Bruksel u mbajt takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, por që përfundoi pa ndonjë marrëveshje përfundimtare për targat.
Pas përfundimit të takimit, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media tha se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje pasi sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.
“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, deklaroi Bislimi.
Ai shtoi se tani i mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot.
“Kosova do ta trajtojë lirinë e lëvizjes, njësojë sikurse Serbia”, theksoi Bislimi.
Por si do të procedohet tani kur marrëveshja e përkohshme për targat e arritur më 30 shtator ka skaduar të enjten, e 21 prillit?
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në mungesë të një marrëveshjeje të përhershme për targat, regjimi i mbulimit me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa do të vazhdojë.
“Marrëveshja e nënshkruar më 30 shtator është ende në fuqi. Duhet të jeni të qetë. Askush nuk duhet të shqetësohet. Marrëveshja për regjimin e letrave ngjitëse është ende në fuqi, derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në një nivel të lartë, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë”, tha ai.
Petkoviq akuzoi Kosovën se nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim gjatë gjashtë muajve sa kanë funksionuar grupet punuese për targat.
Por, një akuzë të tillë e ka bërë edhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se Serbia nuk ishte e gatshme të pranonte asnjë zgjidhje të përhershme për targat dhe as nuk pranoi që të ketë një afat prej 30 ditësh për të gjetur një zgjidhje.
“Nëse nuk ia dolën për gjashtë muaj, atëherë a mund ta bëjnë për 30 ditë? Ne kujdesemi për paqen dhe stabilitetin dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e popullit tonë, por edhe për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviq pas takimit në Bruksel.
Ndryshe, pas përfundimit të takimeve ndërmjet dy delegacioneve pa ndonjë marrëveshje përfundimtare, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që të takohen sërish gjatë ditëve në vijim.
No agreement has been reached on licence plates today.I invite Chief negotiators to meet again in coming days to agree on the way forward & continue discussions on other current issues.We expect all actors to refrain from actions,which could jeopardise the security on the ground. pic.twitter.com/kJjtXlpqTf
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 21, 2022
Tutje, Lajçak theksoi se BE pret që të dyja palët të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë sigurinë.
“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, deklaroi Lajçak.
Ndërkaq, Bislimi tha se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot.
“Është vendim politik që duhet të marrin krerët e shtetit se si të ecim tutje, por nuk do të ketë asnjë veprim të menjëhershëm, do të ketë gjithçka të përgatitur mirë dhe të dakorduar edhe me komunitetin ndërkombëtar. Gjithçka do të jetë në funksion të vendosjes së rendit”, tha Bislimi, duke shtuar se Kosova do ta trajtojë lirinë e lëvizjes, njësojë sikurse Serbia.
Më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel është arritur një marrëveshje e përkohshme lidhur me targat, me kusht që një marrëveshje përfundimtare të arrihej brenda gjashtë muajsh.
Referuar marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, palët janë pajtuar targat e automjeteve të dy vendeve gjatë lëvizjes në territoret e njëra-tjetrës të mbulohen me letra të bardha simbolet shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje