LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë deklaratën për shkëmbimin e informacionit dhe digjitalizimin e sektorit të turizmit

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë deklaratën për shkëmbimin e informacionit dhe digjitalizimin e sektorit të turizmit

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar deklaratën e parë të bashkëpunimit në fushën e turizmit, e cila pritet të forcoj lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë (MINT), kjo deklaratë parasheh shkëmbimin e informacionit dhe digjitalizimin e sektorit të turizmit.

“Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e po ashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet”, thuhet në njoftim.


“Nxitja e bashkëpunimit institucional ndërmjet Autoriteteve Kombëtare të Turizmit dhe nxitja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet agjencive të udhëtimit dhe institucioneve të tjera në fushën e turizmit, është gjithashtu e rëndësisë së veçantë”, vijon MINT.

Po ashtu, kjo deklaratë parasheh edhe nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të lidhura me turizmin si dhe në fushën e edukimit turistik.

Vizita e parë zyrtare - ministri izraelit vjen në Kosovë për nënshkrimin e një marrëveshje turistike
Lexo po ashtu Vizita e parë zyrtare - ministri izraelit vjen në Kosovë për nënshkrimin e një marrëveshje turistike

Në fund, MINT thotë se kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori