LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Belgjika zotohen për shkëmbimin e përvojave në fushën e doganave

Kosova dhe Belgjika zotohen për shkëmbimin e përvojave në fushën e doganave

Kosova dhe Belgjika zotohen se do t’i shkëmbejnë përvojat në fushën e doganave.

Kështu u tha gjatë takimit të drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu me homologun belg Kristian Vanderwaeren.

Sipas Doganës, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim në disa fusha të rëndësishme.


“Në takim u diskutua për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen vendet tona dhe ishte konkluzion i përbashkët se efektet e vështirësive botërore kanë manifestuar efekte të ngjashme për të dyja vendet, ndërsa që Doganat si institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjit, të hyrat dhe sigurinë, janë afektuar dukshëm në dimensione të ngjashme. Dy drejtorët u zotuan për shqyrtim të mundësive për shkëmbim duke përcaktuar edhe fushat e nevojshme ku do të fokusohet shkëmbimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/