Edhe pse përgjatë viteve borxhi publik i Kosovës është në rritje, prapë mbetet një prej borxheve më të ulëta në rajon. Megjithatë, Qeveria, përkundër situatës së pandemisë, nuk ka ndonjë plan për ta shfrytëzuar. Ekspertët vlerësojnë se borxhi publik është një instrument i mirë për t’u shfrytëzuar.
Nën shifrën prej 1.4 miliardë euro, borxhi publik i Kosovës mbetet një prej borxheve më të ulëta në rajon. Edhe pse vendi ndodhet në një krizë ekonomike, Qeveria përmes pakos së rimëkëmbjes po tenton që të ketë kujdes, që ky borxh të mos rritet.
Alban Hashani, drejtor në Institutin Riinvest thotë se në një raport të tyre të publikuar para disa viteve, kanë gjetur se disa projekte të cilat janë financuar me borxh publik, nuk janë ekzekutuar.
“Ne para disa viteve kemi publikuar një raport interesant për borxhin publik, ku kemi identifikuar se kemi projekte që janë financuar me borxh publik e që më pas nuk janë ekzekutuar. Me fjalë tjera, ne kemi marrë kredi dhe jemi ngarkuar me borxh, mirëpo nuk po mundemi ta ekzekutojmë kredinë e që ngarkohemi me penallti për këtë shkak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Alban Hashani.
E për profesorin Sejdi Rexhepi, Qeveria e Kosovës është dashur që me kohë t’i shfrytëzojë fondet të cilat i ka pasur në dispozicion.
“Nga fondet që ka pasur në dispozicion qeveria është dashur të krijohet një fond zhvillimor që do të mund të përdorej për kreditim të sektorëve të caktuar që janë me interes. Vetëm PTK-ja dikur ka pasur në dispozicion 450 milion euro fonde të pashfrytëzuara”, deklaroi Sejdi Rexhepi.
Përgjatë viteve, borxhi publik i Kosovës është në rritje. Edhe psë ky vit akoma nuk ka përfunduar, borxhi publik është për më shumë se 100 milionë euro më i lartë së në vitin 2019./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur