LAJMI I FUNDIT:

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sot sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë. Gjatë ceremonisë së lansimit të këtij sistemi është nënshkruar edhe kontrata e parë mes një kompanie të sigurimeve në Kosovë dhe një agrobiznesi.

Me këtë rast, ministrja e MBPZHR-së, Dijana Ziviq, ka thënë se me krijimin e sistemit të sigurimit për prodhimtarinë bujqësore, po krijohen mundësitë për menaxhimin e rreziqeve të ndryshme në këtë prodhimtari, duke i parandaluar apo minimizuar pasojat e tyre negative.


Ajo po ashtu ka treguar se Ministria e Bujqësisë do t’i subvencionojë fermerët në një pjesë prej 50 për qind të kostos për primet e sigurimit për bujqësi, në mënyrë që t’i bëjë ato më të përballueshme për fermerët, dhe për t’i përkrahur dhe mbrojtur bizneset e tyre bujqësore.

“Përmes këtij sistemi tashmë në formë të organizuar do të mbrojmë punën dhe të ardhurat e fermerëve në njërën anë, por edhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet eventuale të prodhimit ose cilësisë, në anën tjetër. Përmes implementimit të këtij sistemi ne do të arrijmë të ndikojmë edhe në rritjen e nivelit të qasjes në financa të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, e bashkë me këtë do të ndikojmë edhe në rritjen e prodhimtarisë bujqësore në vend. Po ashtu ky sistem do të krijojë mundësi edhe për rritjen e eksportit të kësaj prodhimtarie dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë ministrja Ziviq.

Ndërkaq, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, vlerësoi se me lansimin e sistemit të sigurimeve bujqësore, shënohet edhe fillimi i një bujqësie më produktive në gjithë vendin.

“Skema e sigurimeve në sektorin bujqësor është një prej atyre pjesëve që e plotëson mozaikun për zhvillimin e sektorit bujqësor në këtë vend në mënyrë që të ketë ngritje të prodhimtarisë bujqësore në vazhdimësi”, ka thënë Pfandler.

Në anën tjetër, Leah Soroka, menaxhere e Programit për Evropë dhe Azi Qendrore nga Projekti Agro-Finance në Bankën Botërore, tha se sistemi në të cilin kanë punuar bashkë me MBPZHR-në, është i domosdoshëm për fermerët kosovarë.

“Sigurimi i bujqësisë është një komponentë thelbësore për ta bërë sektorin e bujqësisë më konkurrues, për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm dhe për t’i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet në uljen e rrezikut. Sistemi i ri i sigurimit të bujqësisë do të ndihmojë në rritjen e besimit për sa i përket huadhënies në bujqësi dhe kjo do të ndihmojë pastaj në rritjen e produktivitetit dhe profitabilitetit”, ka thënë Soroka.

Në ceremoninë e lansimit të këtij sistemi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës, të Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, përfaqësues të Kompanive të Sigurimeve në vend, si dhe fermerë dhe agrobiznese vendore, para të cilëve janë prezantuar edhe mënyrat e implementimit të sistemit të sigurimit për bujqësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori