LAJMI I FUNDIT:

Kosova i bashkohet SHBA-së në kundërshtimin e zgjedhjeve të manipuluara në Venezuelë nga Maduro

Kosova i bashkohet SHBA-së në kundërshtimin e zgjedhjeve të manipuluara në Venezuelë nga Maduro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës i bashkohet SHBA-së, BE-së dhe aleatëve të tjerë në kundërshtimin e fuqishëm të regjimit të Nicolas Maduro, pas manipulimit të zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare me ç’rast u diskualifikuan dhe u persekutuan liderët opozitarë dhe u cungua vullneti i lirë i qytetarëve të Venezuelës.

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, në reagimin e saj, tha se Kosova merr me shqetësim gjetjet në raportin e Sekretariatit të Organizatës të Shteteve Amerikane (OAS) me të cilin rikonfirmohen krimet kundër njerëzimit nga ana e regjimit të Maduros në Venezuelë.


“Shprehim kundërshtimin tonë të fuqishëm të përpjekjeve të regjimit të Maduros për të mashtruar botën me zgjedhjet jo legjitime, e të cilat nuk shprehim vullnetin real të popullit të Venezuelës”, thuhet në reagimin e shefes së diplomacisë kosovare, duke e bërë të qartë se zgjedhjet në Venezuelë nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të saj.

Ndryshe, Kosova e rreshtuar përkrah SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, në mënyrë të vazhdueshme ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtypjen ndaj popullit të Venezuelës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori