LAJMI I FUNDIT:

Përveç COVID-19, Kosova tash ballafaqohet edhe me rriqra – mbi 300 persona u pickuan për një muaj

Përveç COVID-19, Kosova tash ballafaqohet edhe me rriqra – mbi 300 persona u pickuan për një muaj

Për vetëm një muaj në Kosovë janë pickuar mbi 300 persona nga rriqrat, mirëpo sipas mjekëve deri tash asnjë person nuk është infektuar me ethe hemorragjike krime kongo, sëmundje kjo që shkaktohet nga pickimi i rriqrave.

Klinika infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tashmë ka bërë përgatitjet në një pjesë të klinikës për të pritur pacientë eventualë me ethe hemorragjike.


Infektologu Sali Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë se përkundër situatës së krijuar me coronavirusin e ri, e që shkakton sëmundjen e COVID-19, janë të gatshëm edhe për pacientët me ethe hemorragjike, meqë tashmë është sezoni kur ndodhin shpërthimet epidemike nga kjo sëmundje.

“Qasja e COVID-19 do të na vështirësojë punën e menaxhimit rreth etheve hemorragjike, (rasteve) eventuale të pritshme. Sidoqoftë ne kemi filluar ta kemi këtë parasysh që të marrim masa paraprake për menaxhimin e këtyre rasteve. Prej kur ka filluar COVID-19, jemi marrë kryesisht vetëm me këtë sëmundje, dhe nuk kemi pasur raste të pickimit të rriqrave që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive në QKUK, por që në regjione tjera ka mjaft pickime. Duke e marrë parasysh që çdo dy-tre vjet ka shpërthime epidemike me ethe hemorragjike, tash është koha kur fillon zhvillimi i rriqrave dhe do të kemi raste me siguri”, tha Ahmeti.

Sezona kur shfaqen rastet e pickimit nga rriqrat – që shkakton sëmundjen e etheve hemorragjike – është nga muaji prill dhe maj dhe vazhdon më pas edhe në muajt qershor, korrik dhe gusht.

Problemi mjedisor me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh, me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë, tashmë ka pësuar një rënie të dukshme nga viti në vit.

Nga ethet hemorragjike vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5,200 qytetarë. Ky ishte viti kur është arritur maksimumi i personave të pickuar dhe atyre që kanë vdekur.

Më pas, me masat që kanë ndërmarrë institucionet relevante, intensiteti i pickimit të rriqrave ka rënë ndër vite.

Zonat endemike me ethe hemorragjike sipas zyrtarëve janë: Malisheva, Klina, Rahoveci, Suhareka dhe më pak të prekura janë Gjakova e Prizreni.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, zëdhënësi Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke e përcjellë situatën epidemiologjike me ethe hemorragjike, përkundër asaj që tashmë janë duke u marrë edhe me pandeminë e COVID-19.

“Edhe këtë vit do të përcillet me kujdes situata epidemiologjike, ndonëse në të njëjtën kohë kemi zhvillimin e pandemisë së COVID-19. Vitet e fundit ka pasur pak raste të identifikuar me ethe hemorragjike, ndonëse të pickuar ka pasur. Ajo çka është më pozitive është se numri i të vdekurve nga ethet hemorragjike ka rënë në zero që nga viti 2013, pra nuk ka pasur raste të vdekjeve nga kjo sëmundje në Kosovë”, tha Hoti.

Hoti tha se tashmë janë trajnuar persona, përmes komunave, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve tjera, që të bëjnë dezinfektimin e përgjithshëm si dhe atë selektiv, në kohën kur fillon shfaqja e rriqrave, e që një gjë e tillë është duke ndodhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori