LAJMI I FUNDIT:

Kosova akrediton ambasador në Republikën Guinea Bissau

Kosova akrediton ambasador në Republikën Guinea Bissau

Në ceremonialin e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, i shoqëruar nga drejtori Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Lulzim Mjeku, dorëzoi letrat kredenciale, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Guinea – Bisous, me rezidencë në Dakar (Senegal).

Me këtë rast ambasadori Gashi i përcolli mesazhet nga kreu i shtetit Hashim Thaçi për homologun e tij Jose Mario Vaz me dëshirat për zhvillimin e bashkëpunimit në fushë të marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale.

“Ambasadori Gashi u nderua para takimit me presidentin Jose Mario Vaz, me një parakalim para Gardës së Nderit të shtetit të Guinesë dhe me nderimin që iu bë flamurit të Kosovës të ngritur në Pallatin Presidencial.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Gashi, i përcolli presidentit Vaz, përshëndetjet e presidentit, qeverisë dhe popullit të Kosovës, drejtuar Shkëlqesisë së Tij, qeverisë dhe popullit të Guinesë, shprehjen e konsideratave më të larta për njohjen e shtetit të Kosovës, si dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në nivel ambasadorësh.

Presidenti Vaz e falënderoi ambasadorin Gashi dhe autoritetet e shtetit të Kosovës, dhe u zotua për thellimin e marrëdhënieve me shtetet që pasqyrojnë demokracinë dhe paqen në skenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.

Ambasadori Gashi, në këtë prizëm, theksoi se shteti dhe populli i Kosovës, po ndërton ura miqësie me popujt si ky i Guinea – Bisaos që edhe pse të largët gjeografikisht i afron përvoja e ngjashme historike.

Presidenti Vaz dhe ambasadori Gashi u angazhuan në thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe, në fushat e interesit të përbashkët.

Ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve të ambasadorit Gashi në Guinea-Bisaos e kanë pasqyruar edhe mediat e këtij shteti.

Me akreditimin e ambasadorit Ramadan Gashi në disa shtete të Afrikës, Republika e Kosovës e ka rritur praninë e saj diplomatike duke e forcuar pozitën e saj. Këto zhvillime erdhën pasi diplomacia e Serbisë kishte ndërmarrë fushata absurde duke fabrikuar «tërheqjen e njohjes » së Kosovës së pavarur. Akreditimet e shumëfishta i japin fund traktativave të tilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori