LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë duhet të veprojë pa ndonjë agjendë politike

Kosnett: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë duhet të veprojë pa ndonjë agjendë politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se e mbështet krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, por që ky komision duhet të veprojë pa ndonjë agjendë politike.

Kosnett ka pohuar se puna e një komisioni për të vërtetën është përgjegjësi e madhe.

“Është privilegj të jem këtu. Vendet tjera të dala nga lufta kanë përfituar nga komisionet e ngjashme duke krijuar bazë të shëndoshë për pajtimin e ardhshëm ndëretnik. Puna e një komisioni për të vërtetën është përgjegjësi e madhe pasi ka detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën, ndaj atyre që i përkujtojmë. Pajtimi nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm ka të bëjë me angazhim të sinqertë për të kaluarën, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Ne e mbështesim punën duke nënkuptuar që ky ekip do të vazhdojë të veprojë pa ndonjë agjendë politike të përqendrohet në viktima dhe të jetë gjithëpërfshirës – të dëgjohet zëri i të gjitha viktimave”, ka pohuar ambasadori në dialogun publik për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.


Tutje Kosnett ka thënë se mënyra më e mirë për t’i ndrequr të këqijat është duke ndriçuar të vërtetën për to./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori