Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) i bëri thirrje qeverisë së ardhshme që të miratojë Ligjin për Marrëdhënie Pune, me të cilin do të përmirësohen kushtet e punëtorëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në të kundërtën, sipas tyre, të rinjtë dhe intelektualët do të largohen nga puna, ndërkaq shteti do të mbetet pa punëtorë.
“Kërkesa jonë do të jetë që përfundimisht të miratohet Ligji për Marrëdhënie Pune, me të cilin përfundimisht do të marrë fund kjo përbuzje që kryhet ndaj punëtorëve, me kontrata në vepër, me punësime të përkohshme. Patjetër të rritet paga minimale, të paktën të jetë, të mos them më e madhe ose e njëjtë me shtetet e rajonit. Në të kundërtën, Maqedonia do të mbetet pa punëtorë. Jemi dëshmitarë se një numër i madh të punësuarve vijnë nga shtetet e tjera”, deklaroi Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM).
Mexhit Idrizi, i punësuar në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup, njëkohësisht sekretar i organizatës sindikale, thotë se në ndërmarrjen ku ai punon, po ikin punëtorët për shkak të pagave të ulëta.
“Punëtorët na ikin prej ndërmarrjes, kemi vozitës që kanë dalë. Prej 3-4 ditësh, 4 persona kanë shkuar në Gjermani, ikin për shkak rrogave. Ne mundemi që t’i ndalim punëtorët që të mos dalin prej shtetit tonë”, tha Mexhit Idrizi, sekretar i organizatës sindikale në Ndërmarrjen e Transportit Publik.
Në ndërkohë, Maqedonia e Veriut, vazhdon të përballet me mungesë të punëtorëve, sidomos të fushave profesionale për shkak të ikjes së tyre në vendet perëndimore, ku kushtet dhe pagat janë më të larta. Nuk ka shifra zyrtare, por flitet për dhjetëra mijëra persona të larguar. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2021, Maqedonia e Veriut ka mbi 260.000 persona jorezidentë. Popullata e Maqedonisë, prej vitit 2002 deri në vitin 2021 është zvogëluar për 185.000 banorë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite