LAJMI I FUNDIT:

KosLift hapë raundin e dytë të aplikimeve për trajnime falas për studentët e UP-së dhe RIT Kosovë (A.U.K)

KosLift hapë raundin e dytë të aplikimeve për trajnime falas për studentët e UP-së dhe RIT Kosovë (A.U.K)

KosLift është projekt që ka filluar punën në dhjetor 2018, dhe ka për qëllim të ngrisë aftësitë dhe kapacitetet e studentëve, në mënyrë që këta të rinjë të jenë të gatshëm dhe konkurrues në bazë të kërkesave të tregut të punës në Kosovë.

Projekti financohet nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me RIT Kosovë (A.U.K). KosLift ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 studentë të Universitetit të Prishtinës (duke përfshirë edhe universitet tjera publike të vendit) dhe RIT Kosovë (A.U.K), si dhe rreth 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit. Deri më tani rreth 300 studentë, 10 biznese dhe mbi 50 mentorë e profesorë kanë përfituar dhe kanë qenë të përfshirë në raundin e parë të projektit.


KosLift përbëhet nga 3 komponente kryesore: Trajnimet Online, Trajnimet Profesionale dhe Sfidat e Dizajnit.

– Studentët e regjistruar në kurset online do të kalojnë nëpër fazën e parë të trajnimeve online dhe pas ndjekjes të të gjitha kurseve, do të shpërblehen me diploma të përfundimit me sukses të kurseve online, dhe për më shumë do të marrin aftësi bazike për teknikat e zhvillimit dhe hulumtimit. Kurset përfshijnë fusha të ndryshme, duke filluar prej atyre që zhvillojnë aftësitëkritike, kreative, komunikim, dhe si duhet të punohet në grupe, deri tek menaxhimi i projekteve, dizajnimi e programimi.

– Faza tjetër e projektit përfshinë trajnime profesionale edhe më të detajuara dhe thelluara në fushat më specifike që studentët i përzgjedhin vetë, dhe ato mbahen në lokalet e Laboratorit për Hulumtim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K). Studentët do të kenë mundësinë të krijojnë produkte të bazuara në konceptet e tyre inovative.

– Faza e tretë përfshinë pjesën praktike, ku përmes Sfidave të Dizajnit, studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre, njëkohësisht duke zgjidhur sfida të bashkëpunëtorëve tonë të bizneseve vendore. Në të njëjtën kohë, për të realizuar këto ide dhe projekte, studentët do të kenë mundësi që të fitojnë deri në 2,000 EUR. Dhe në fund, studentët më të suksesshëm dhe ambiciozë do të fitojnë punë praktike me pagesë në kompanitë përkatëse me të cilat kanë bashkëpunuar.

Aplikacioni i hapur më 2 shtator 2019, do të qëndrojë i hapur deri më 13 tetor 2019, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e regjistruar si në nivelin Bachelor ashtu edhe Master. Për më shumë detaje vizitoni web-faqen e projektit www.koslift.org

artikull i sponsorizuar