LAJMI I FUNDIT:

KosLift hapë “Design Challenge 4.0 Post COVID-19” për të gjithë studentët e Kosovës

KosLift hapë “Design Challenge 4.0 Post COVID-19” për të gjithë studentët e Kosovës

KosLift “Sfida e Dizajnit” është një garë që inkurajon studentët ndërmarrës të zhvillojnë zgjidhje që trajtojnë sfidat e krijuara nga kriza pandemike. Ne mbështesim krijues dhe ndërmarrës që zhvillojnë dhe dizajnojnë produkte dhe shërbime me ndikime aktuale në shoqëri.

Për Sfidën e Dizajnit 4.0 fokusi do të jetë në zhvillimin e zgjidhjeve për bizneset në Kosovë, të cilët kanë qenë të papërgaditura dhe nuk kanë pasur mundësi t’ju përshtaten krizës të krijuar nga pandemia COVID-19.

Askush nuk ka parashikuar plotësisht efektin e krizës pandemike COVID-19. Proceset biznesore janë përçarë dhe nuk do të kthehen domosdo në normalitet. Në vend të kësaj, përçarja e tanishme ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë ambientin biznesor që ne njohim.

Si mund të reagojnë udhëheqësit e bizneseve ndaj sfidave, të rishikojnë mundësitë, ristrukturojnë kompanitë dhe të rizhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të adaptohen dhe të përgaditen për normalen e re?

Cilat janë sfidat?

Sfida 1: Si mund të bëjmë zgjidhje inovative përmes produkteve dhe shërbimeve që do të ndihmojnë nevojat e njerëzve në kohë të krizës pandemike?

Përshkrim i shkurtër i sfidës:

COVID-19 ka luajtur një rol shkatërrues në mjedisin biznesor në Kosovë. Shumë biznese që u përballën me këtë realitet të ri janë shkatërruar thellësisht. Shkalla e papunësisë është rritur, zinxhiri i furnizimit është ndërprerë dhe kërkesa për produkte dhe shërbime është ulur. Komuniteti i biznesit në Kosovë ka hyrë në një fazë të paparashikueshme e cila ka ndikuar në ekosistemin e bizneseve Kosovare. Edhe pse gradualisht po fitojmë luftën kundër pandemisë, ka akoma pasiguri për të  ardhmen e bizneseve. Gjatë kësaj krize, ne jemi duke dëshmuar ndryshimet në sjellje si të bizneseve ashtu edhe të konsumatorëve. Çfarë mund të bëjë ekipi juaj për të zgjidhur këtë çështje?

Sfida 2: Si mund të ju mundësojmë kompanive në Kosovë që të  jenë të qëndrueshme dhe të adaptueshme në një ambient shpejtë-të-ndryshueshëm pune?      

Sipas raportit të Qendrës së Mbështetjes së Biznesit në Kosovë për ndikimin e COVID-19 në bizneset e Kosovës, 12% e kompanive tashmë kanë larguar punonjës, ndërsa 69% e të punësuarve janë liruar përkohësisht nga bizneset në Kosovë. Nëse situata pandemike mbetet e njëjtë për 3 muajt e ardhshëm, 40% e bizneseve nuk do të mund të përballonin të paguanin pagat e punonjësve të tyre, kështu që ata do të ishin detyruar t’i largojnë punonjësit nga puna.

Në anën tjetër, situata pandemike në Kosovë gjithashtu ka shkaktuar mungesë të madhe të punonjësve për shkak të sëmundjes, izolimit, kujdesit të fëmijëve, etj.

SFIDA 3: Si mund t’i mbështesim kompanitë në Kosovë që t’i përmbushin nevojat e klientëve përmes teknologjisë dixhitale?

Përshkrimi i shkurtër: 

Shumë biznese në Kosovë veprojnë në një mjedis offline dhe nuk e konsiderojnë prezencën e pranisë në internet të biznesit të tyre. COVID-19 dhe kufizimet nga Qeveria e Kosovës kanë kufizuar bizneset në sektorët e gastronomisë, prodhimtarisë, kujdesit shëndetësor, bujqësisë, etj., për të operuar plotësisht në këtë mjedis të ri. Disa biznese funksionojnë me kapacitete të kufizuara dhe disa nuk funksionojnë fare, gjë që po ndikon në zvogëlimin e shitjeve të tyre dhe i vendos ato në prag të katastrofës.

Ekipet me idetë më kreative dhe të aplikueshme do të shpërblehen me grante prej 2000 Euro, për financimin e implementimit të idesë së tyre në situatë reale.

Aplikimi për KosLift është i hapur deri më 15 nëntor, 2020.

www.Koslift.org/apliko

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori