Korrupsioni është akt që shkel një normë të caktuar ligjore apo morale, përmes të cilit individi përfiton diçka në një mënyrë që nuk i takon. Ai shfaqët në forma të ndryshme por ato me të shpeshta janë si: bakshishi, dhuratat, favorizimi, “patronazhi” (protektori të pasur ose me influencë), haraçi, klientëlizmi, korrupsioni politik (korrupsioni i madh), korrupsion për mbijetesë (korrupsion nga nevoja), korrupsionin sporadik, korrupsionin sistematik, lyerja e rrotës, ryshfeti. Por format me të rrezikshme të korrupsionit paraqitën si: “Kapja e shtetit”. Ajo është dukuria në të cilën interesat e jashtme (shpesh sektori privat, mafia, rrjetet, etj.) janë në gjendje të përpunojnë ligjet, politikat dhe rregullat e shtetit për përfitimin e tyre (kryesisht financiar) me anë të transaksioneve korruptive me zyrtarë publikë dhe politikanë. Ndërsa forma me agresive e korrupsionit është Kleptokracia, (nga ‘klepto’ - vjedh, dhe ‘kratos’ - sundoj: “sundim nga vjedhësit”). Kleptokracia është një sistem politik i dominuar nga ata që vjedhin nga arka e shtetit dhe praktikojnë zhvatjen si metodë pune.

Nuk ka ditë që: mediat, shoqëria civile dhe politikanet që nuk flasin ose e komentojnë korrupsionin. Kjo përfolje kaq e madhe nga persona apo institucione që shumë pak duhet të flasin por që kanë marrë besimin që të veprojnë ne drejtim të luftës ndaj korrupsionit. Është për habi se si orientohet debati ndërmjet të qeverisë dhe akterëve tjerë. E para thotë, se ne po bëjmë krejt çka është mundur që ta luftojmë korrupsionin dhe moto e jona është “zero tolerancë ndaj tij”, ndërsa organizatat ndërkombëtare dhe opozita vetëm flasin dhe bëjnë me gisht se “ky është fajtori”. Të mësuar me ketë lojë fjalësh që nga pas lufta e këtej dhe mos gjykimi i asnjë personi politik apo të afërt me politiken, ka korruptuar edhe vet idenë e luftës ndaj korrupsionit. Kjo shpëlarje e trurit e këtyre dhjet viteve, nuk do të jetë pa pasoja edhe për një kohë shumë të gjatë, sepse qytetari e ka humbur besimin të klasa politike, duke krijuar mendimin se: “të gjithë njësoj janë, ata vetëm për veti punojnë”.


Korrupsioni në Kosovë, që vazhdon të jetë në shkallë shumë të lartë dhe i shtrirë pothuaj në të gjitha nivelet nuk do hamendje. Kjo dukuri negative, e cilësuar si kanceri i shoqërisë, ka filluar të shndërrohet ne “kulture jetë ”. Gati te gjitha shërbimet sot kryhen në një formë korruptive, duke filluar që nga: nxjerrja e një certifikatë të lindjes, marrje e një vule apostile, konkursi për ndonjë vend pune, marrja pjesë në tender, marrje e lejes për ndërtim e mos te flasim për favore në sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë ka qenë me probleme që nga formimi i institucioneve tona. Dhe si për çudi është lënë që të korruptohet vetvetiu, duke patur një numër të vogël gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe me paga të një niveli sa ndihmat sociale. Dy institucionet publike, si Policia dhe Doganat, edhe pse me një imazh me të mirë të opinioni publik, as ato nuk veprojnë ne ishull, por janë duke u bërë pjesë e hallkave korruptive.

Kemi ndërtuar një sistem korruptiv, të ideuar nga politika dhe të mbështetur fuqishëm nga misionet ndërkombëtare civile. Nuk ishte i rastit deklarimi i shefit të misionit EULEX z. Yves De Kermabon, se: “EULEX nuk e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ndihmon dhe monitoron institucioneve vendore”. Jo vetëm qe është i pasaktë në aspektin juridik, por me ketë beri të ditur se misioni EULEX, ka ardhur për “turizëm”, e jo ta ndihmoj Kosovën që të integrohet në Bashkimin Evropian. Raportet e fundit të komisionit evropian, ngrehin alarmin për qytetaret, duke theksuar se: “korrupsioni është ne rritje, i cili ka qenë shqetësim edhe një vit më parë por, tani kam parë dhe dëgjuar shumë nga njerëzit se ata janë të brengosur për shkallen e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Në njëfarë mënyrë krijohet përshtypja se çështja e një kohezioni social po vihet në pikëpyetje duke u krijuar shtresa e atyre që po pasurohet shpejtë dhe tej mase dhe në anën tjetër kemi shtresën e popullit që përballet me varfërinë. Një tendencë e tillë vërehet se po zhvillohet shumë dhe ajo ndikon negativisht. Po ashtu kemi vërejtur se është kritike besueshmëria e qytetarëve në organet e drejtësisë”. Ky qëndrim i theksuar nga zyrtari me i lartë i komisionit evropian në Kosovë, Renzo Davidi, tregon se sistemi kleptokratik ka trokitur në Kosovë.

Inicimi i ideve të reja, në mënyrë që ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si ajo për ndërtimin e një departamenti special ne kuadër të gjyqësorit, duhet që në mënyrë urgjente të materializohen në praktikë dhe ta fillojnë punën në teren, po ashtu të rritet numri i prokurorëve dhe gjykatësve si dhe të përmirësohet dukshëm pozita e tyre materiale. Ky mosvullnet i politikes kosovare dhe institucioneve ndërkombëtare për te mos ndërmarr reforma të thella në sundimin e ligjit, po krijon mundësinë për pasurimin e zyrtarëve publike“brenda një nate”, e që do të jetë me pasoja për sigurinë e vendit.