Politizimi i administratës publike, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo efikas mbeten fajtorët kryesor te ngecjes së Kosovës në integrimin në BE.
Kështu u tha në publikimin e hulumtimit rajonal të D4D të quajtur “Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”.
Prezantimi i këtij hulumtimi për Kosovën është bërë nga Valëza Zogiani, hulumtuese e politikave në D4D.
Ajo tha se Kosova konsiderohet vend kandidat potencial për t’u anëtarësuar në BE dhe se nga pavarësia rruga e integrimit në BE ka qenë një prioritet i pavarur dhe i ndërlidhur i politikës së jashtme për Kosovën.
Mirëpo, ajo tha se edhe pas 12 viteve pas pavarësisë synimet e Kosovës për integrime evropiane nuk janë shumë të prekshme.
“Muajin tjetër bëhen 12 vite që Kosova ka shpallur pavarësinë dhe fatkeqësisht rezultatet e integrimeve, synimeve tona për integrime evropiane nuk janë shumë të prekshme. Fatkeqësisht administrata e politizuar, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo funksional mbeten ndër arsyet ose faktorët kryesor që po e pengojnë Kosovën drejtë avancimit të përpjekjeve të saja për në Bashkimin Evropian”, tha ajo.
Të dhënat për Malin e Zi i ka prezantuar Nina Kecojeviq, hulumtuese e politikave publike në CEMI, e cila tha se elitat politike në këtë vend serish kanë vendosur interesin privat dhe partiak para atij publik.
“Elitat politike në Mal të Zi përsëri kanë vendosur interesin privat dhe partiak para atij publik dhe kanë dështuar që të arrijnë ato rezultate e parapara në fushën, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me fushën e ligjeve dhe të drejtës. Andaj një shoqëri e korruptuar dhe që nuk i pranon gjërat dhe që është ndërthurur me krimin e organizuar pengon një kontroll të përgjegjshëm dhe vendimmarrës të përgjegjshëm brenda institucioneve. Që nga themelimi Agjencia për parandalimin e korrupsionit në Mal të Zi ka tërhequr shumë vëmendje të publikut për fatkeqësisht jo në mënyrë të mirë, sic është theksuar shumë shpesh nga organizata ime dhe konfirmuar nga raportet e progresit të BE-së, në vend që të shërbejë si një shembull të shkëlqyer si një institucion i cili i ka ikur retorikës së shtetit të kapur dhe shërben si luftëtar në linja të para. Agjencia për parandalimin e korrupsionit mbetet ende të  ; kuptohet dhe shihet si një institucion të cilit i mungon pavarësia kur është puna për zgjidhjen dhe adresimin e çështjeve politike. Të gjithë keni dëgjuar për ato aferat e incizimet, pastaj aferën e zarfit e të tjera”, tha ajo.
Ndërkaq, drejtori i departamentit të koordinimit të politikave të MSA-së në Ministrinë e Integrimeve Evropiane Artan Çollaku, tha se si administratë kanë arritur të plotësojnë kushtet e MSA-së brenda disa muajve, por që sipas tij reformat e ndërmarra nuk janë të qëndrueshme.
“Krahasuar me vendet e tjera Kosova si shtet i ri e ka një administratë, ndonëse me probleme e cila konkretisht në lidhje me MSA-në ka arritur për një kohë relativisht të kënaqshme me i krye ato detyra teknike duke filluar prej liberalizimit të vizave, plotësimit të kritereve, negocimit të MSA-së, për shembull për kriteret formale si parakusht për negocimin e MSA-së i ka plotësuar shumë shpejt, brenda disa muajve. Por, nuk mjafton ajo, ato janë veç kritere formale të cilat pastaj përballen me dy probleme kryesore që e bëjnë këtë ndikimin ndërkombëtar të domosdoshëm dhe na lajnë neve si të paaftë, jo shumë të gatshëm për t’u marrë me problemet tona. E para është që reformat nuk janë shumë të qëndrueshme dhe i bëjmë disa ligjet vetëm për BE-në, dhe kur i sheh BE me u duk mirë, por BE përditë bashkëjeton me neve. Ky është problemi i parë që reformat nuk janë të qëndrueshme dhe kërkojnë vazhdimi sht një mbikëqyrje”, tha ai.
Në anën tjetër, drejtor ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, tha se Kosova ka bërë progres në rrugën e saj integruese këto 10 vitet e fundit.
“Kosova ka bërë progres në rrugën e saj i integruese këto 10 vitet e fundit. Ka bërë progres sepse pas shpalljes së pavarësisë arritëm me negociua MSA, MSA ka themeluar marrëdhënie kontraktuale mes nesh dhe BE dhe le të themi ka vulosur të ardhmen tonë për anëtarësim në BE. Vini re, prej cilitdo vend, prej filleve të procesit integrues deri në anëtarësimin në BE nënshkruhen vetëm dy dokumente, në MSA dhe në fund procesin e traktatit i anëtarësimit. Rrjedhimisht them arritja që ne si Kosovë, përkundër që nuk njihemi nga 5 vende anëtarët BE, nënshkrimi është një arritje në rrugën tonë integruese…Arritja e dytë, është çështja e liberalizimit të vizave, ne duhet të gjejmë një satisfaksion me faktin që dialogu për liberalizimin e vizave ka filluar, të gjitha 95 kriteret janë përmbushur dhe tani po presim një vendim nga ana e institucioneve të BE-së. Të gjitha duhet të pranojmë se fillimi i një procesi shumë sfidues është një arritje, dhe përmbyllja e këtij procesi me 95 kritere është një arritje, përkundër faktit që kemi pasur dyfish kritere sesa vendet tjera”, tha ai.
Hulumtimi “Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”, mbështetet nga Fondi Evropian për Ballkanin./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak
Kërkohet paraburgim për 22 vjeçarin nga Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën me të cilën ishte një lidhje tash e një vit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën