Poezi nga: Alfred de Vigny
Përktheu: Shkëlqim Abazi
I
Më pëlqejnë tingujt e korit, mbrëmjeve, thellë pyjeve.
Qoftë hungërimat e bishave kur iu lehin yjeve,
apo klithmat e gjahtarit që i mbledh jehon’e lehtë
dhe që era e veriut e plas nga fleta në fletë.
Shpesh, i vetëm, në errësirën e mesnatës kam ndaluar,
kam qeshur duke i dëgjuar, por më shpesh kam vajtuar!
Se shpresoja të pikasja mes zhurmnajës profetike
ç’e paraprinte vdekjen e trimave të kohëve antike.
O male argjendorë, o ju sofra të haresë!
Shkëmbinj të Frazonas, cirqe të Marboresë,
ujëvara që rrëshqitni nga bora që poshtë reve,
burime, rrëkera, përrenjtë e Pireneve!
Male akulli e të lulëzuar, fron i të dy stinëve,
me ballin në kallkan dhe këmbët mes lëndinave,
atje pra duhet zënë vend, atje lipsen dëgjuar
tingujt e korit të largët, melankolikë e të bekuar.
Shpesh ndonjë udhëtar, kur ajri nuk zhurmon,
në natën e qelibartë vë veshin dhe dëgjon
tingëllimat e tunxhit që rreth e rreth ndihen,
me blegërimat e shqerrave bashkohen dhe përzihen.
Ujkonja e uritur bulurinë e nuk fshihet,
i varet teposhtë shkëmbit, në vend nuk i rrihet.
Ujëvara trazon ritmet e rrjedhës shekullore
me hungërimat e bishës dhe këngët madhështore.
O shpirtra kalorsiakë rikthehuni edhe njëherë,
mos vallë jeni shkrirë me tingujt e korit nderë?
Ronceval, Ronceval! O moj luginë e mallkuar,
hija e Rolandit madh ende është pa ngushëlluar!
II
Gjithë kreshnikët i griu vdekja, por asnjë s’u arratis.
Rolandi me Olivierin ngelën vetëm, për midis
afrikanëve që i rrethuan, përmbi mal dhe gjithë frikë:
“Dorëzohu, se je i vdekur!, thanë Maorët në panik;
Tërë fisnikët janë shtrirë mes ujit, në përrua!”
Ai buluriu si tigër dhe ua ktheu: “Juve, mua,
s’do më shtini dot në dorë, përsa kohë që Pirenetë
s’janë përmbysen me rrënjë dhe të përfundojnë në det!”
“Dorëzohu ose vdis!, ngulën këmbë jahuditë
dhe një shkëmb i rrokullisën që sipër nga lartësitë.
Por Ai kërceu si dre, shkëmbi u shuk në greminë,
ku pa pishat të thyhen, gurët humbën në luginë.
“Të falem, klithi Rolandi, më hape një goxha shteg
me një dorë e shtyu drejt fundit duke u mbajtur degë më degë,
edhe kur ndaloi shkëmbi iu qep si Paladin,
qiti pallën nga milli dhe me të priti hordhinë.
III
Ndërkohe Sharlemanji, qetë qetë, bashkë me shokë
po zbrisnin teposhtë malit, teksa flisnin kokë më kokë,
dhe këqyrnin horizontin. Mbi ujërat që zotëronin
nga Luzi në Arxhele, gjithë lugun e dallonin.
Ushtria brohoriste, u ngrit zëri i trobadurit
që këndonte me lahutë nën shelgjet e Adurit.
Vera frënge derdhej lumë, e kuqe dhe shkumëzuese
ushtarët ua nisën hokave me bareshat argëtuese.
Rolandi ruante ndër male, armiqve iu kalli tmerr.
Ndërsa Turpini shkujdesur hiqte udhë në gjysmëterr.
Arqipeshkvi i veshur me mëndafsh dhe me ar,
me nuskat nëpër duar lutej pa prerë e pa ndarë:
“Madhëri, ca re kërpashe po enden në boshllëk!
Ndale marshimin, Imzot dhe mos bëj karshillëk!
Se për shenjtin shën Denis, shpirtrat që po kalojnë
mbi retë kuqaloshe, mbase kundër nesh marshojnë!
“Pa shih, ndritën dy rrufe, ndjekur dhe nga dy të tjera!”
Që prej tutje ndihej kori dhe jehonat e përziera.
Perandori i përhumbur u tërhoq në një luginë,
ndali marshimin pa krye dhe mënjanoi parinë:
“Vini veshin, ndjeni gjë? – Po, por ata janë barinj
që mbledhin bagëtitë e shpërndara brinjë më brinjë.
Ia ktheu Kryepeshkopi me tonin bariton
sall si xhuxhi i Oberonit kur me zanat kuvendon.
Perandori e ndoqi pas, i vrërët, i menduar,
i mbrujtur dhe i nxirë bash si qielli i ngarkuar.
I druhej tradhtisë. Dhe teksa po e mendonte
kori shpërthente dhe humbte, rindizej dhe kalonte.
“O Zot, në atë lugine është Rolandi, nipi im!
Mos po përballet me vdekjen dhe më lyp mua ndihmë?
Përpara kalorësia, këto kreshta t’i kaptojmë,
tokën e pabesë Spanjole sa më shpejt ta përshkojmë!
IV
Mbi majën më të lartë Ai i zbriti kalit,
nën këmbë i shtrihej lugina e Roncevalit.
Nën dritën e mekur të ditës që po vdiste,
flamuri i Maorëve tej horizontit ndriste.
“Turpin, a pikase gjë, thellë, në atë përrua?
– Po, dy kalorës, një i vdekur dhe tjetri i dërrmuar!
Një shkëmb gjigant i ka zënë të dy përfund,
por më kapedani një bri fildishi tund!
Në dekikën e shpirtit dy herë i thirri yllit!
O Zot, sa trishtim ndjellka kori në mes pyllit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre