LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut publikon imazhet e dy raketave balistike që i lansoi nga një tren

Koreja e Veriut publikon imazhet e dy raketave balistike që i lansoi nga një tren

Duket se Koreja e Veriut për herë të parë ka arritur me sukses të lansoj raketat balistike nga një tren.

Agjencia koreane e lajmeve në Pyongyang, ka njoftuar se raketat janë lansuar gjatë stërvitjeve ku sistemi për lansimin e tyre ishte montuar në një tren më shumë vagonë në një rajon malor – duke arritur me saktësi të godasin cakun në det në një distancë prej 800 kilometrave, transmeton Telegrafi.


Mediat e këtij vendi kanë transmetuar pamjet e asaj që dukej si raketë e gjatë, që u lansua nga një vagon që u mbulua nga zjarri në një zonë malore.

Sistemi balistik i vendosur në tren tregon edhe njëherë përkushtimin e Koresë së Veriut, se me çdo kusht kërkon të armatoset rëndë.

Lansimi i raketave nga treni mund të rrit mobilitetin, por disa ekspertë thonë se rrjeti hekurudhor i Koresë së Veriut ka një territor të vogël dhe armiku mund ta shkatërrojë lehtë gjatë një krize të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori