LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut do të testojë “njohjen e fytyrës me Inteligjencë Artificiale” për të gjurmuar rastet me COVID-19

Koreja e Jugut do të testojë “njohjen e fytyrës me Inteligjencë Artificiale” për të gjurmuar rastet me COVID-19

Koreja e Jugut do të vije së shpejti me një projekt pilot për të përdorur inteligjencën artificiale për njohjen e fytyrës dhe mijëra kamera CCTV për të gjurmuar lëvizjen e njerëzve të infektuar me coronavirus, pavarësisht shqetësimeve për “prekjen e privatësisë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, projekti i financuar kombëtarisht në Bucheon, një nga qytetet më të dendura të populluara të vendit në periferi të Seulit, do të bëhet funksional në janar, tha një zyrtar i qytetit për Reuters.

Sistemi përdor algoritme të inteligjencës artificiale dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të analizuar pamjet e mbledhura nga më shumë se 10,820 kamera CCTV dhe për të gjurmuar lëvizjet e një personi të infektuar.

Plani nga qyteti iu dorëzua Ministrisë së Shkencës dhe TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) dhe iu dha Reuters nga një ligjvënës parlamentar kritik ndaj projektit.

Qeveritë në mbarë botën janë kthyer drejt teknologjive të reja dhe fuqive ligjore të zgjeruara në përpjekje për të frenuar valën e infeksioneve me COVID-19.

Kina, Rusia, India, Polonia dhe Japonia, si dhe disa shtete të SHBA-së janë ndër qeveritë që kanë krijuar ose të paktën eksperimentuar me sisteme të njohjes së fytyrës për gjurmimin e pacientëve me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori