LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti dhe Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, diskutojnë për Garën Nacionale në Sport

Koordinatori Hoti dhe Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, diskutojnë për Garën Nacionale në Sport

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Hoti në takim me kryetarin Elezaj biseduan për Garën Nacionale në Sport e cila do të fillojë nga muaji shtator.

Në këtë garë do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës në katër sporte; futsall, volejboll, atletikë dhe shah. Gara do të organizohet në tri nivele duke filluar nga ai shkollor, komunal dhe republikan.


“Duke u bazuar në garat e mbajtura sipas Programit Nacional për Rininë, ku numri i nxënësve fitues ishte 44,723 në gjithë Kosovën, komuna e Klinës ka pasur 1609 nxënës fitues. Për të gjithë këta nxënës do të ketë shpërblime që praktikisht do të jetë motiv shtesë në procesin e mësimnxënies. Ne tani do të fillojmë edhe me Garën Nacionale në Sport, ku mbi parimin e gjithëpërfshirjes do t’i mundësohet secilit nxënës që të shfaqin shkathtësitë e tyre në katër sportet që janë paraparë të mbahen për këtë vit”, tha Hoti.

Ndërsa, Kryetari Elezaj e falënderoi Koordinatorin Hoti për punën që po bën për nxënësit duke thënë se përkrahja do të vazhdoj edhe më tutje. “Jam i kënaqur me punën që po bëhet për rininë andaj unë do të vazhdoj ta mbështes punën tuaj për të mirën e nxënësve tanë”, tha Elezaj.

Në garat e organizuara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik nga KNKRS, në komunën e Klinës në nivelin shkollor kanë qenë 473 nxënës fitues, niveli komunal 98 nxënës fitues, niveli republikan 5 nxënës fitues. Ndërkaq në Garat Nacionale të Diturisë në nivelin shkollor 973 nxënës fitues, në nivelin komunal 53 nxënës fitues, niveli republikan 7 nxënës fitues.

“Pos Garës Nacionale në Sport, të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik që pritet të filloj gjatë muajit shtator”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori