Këta myslimanë japonez janë duke respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga agimi në muzg, ata agjërojnë, me qëllim për të respektuar besimin ndaj Zotit.

“Lutja është e rëndësishme për mua, madje është më e rëndësishme se puna,” tha Matsuyama, 31 vjeçar, i cili bën hulumtime për post doktoraturë mbi historinë e mendimit islam në Universitetin e Tokios. Ai jeton me gruan dhe me vajzën 8-vjeçare, të cilës i mëson arabisht.


Fetë që dominojnë në Japoni janë Shinto dhe Budizmi. Shoqata myslimane në Japoni, ku drejtor është Matsuyama, ka rreth dhjetëmijë anëtarë, raporton JT, transmeton gazeta blic.

Interesimi i Matsuyama për religjioni kishte filluar shumë më parë. Në shkollë të lartë ai u ndikua nga Bibla dhe u konvertua si i krishterë, por më vonë, me interesimin mbi religjionin islam, ai u konvertua në mysliman.

“Mësimet bazë të Islamit i kam marrë nëpër internet dhe mendoj se kjo është feja e fundit për mua. Prandaj edhe vendosa të konvertohem”, tha ai.

“Fillimisht familja është tronditur nga konvertimi, por tashmë janë mësuar dhe janë mendje hapur”, shtoi ai.

Ai tashmë njihet me emrin e tij mysliman, Muxhahit.