LAJMI I FUNDIT:

“Kontrollojeni paketimin!”: Humbi unazën e fejesës, punëtorja e Amazon ka një kërkesë për klientët në të gjithë botën

“Kontrollojeni paketimin!”: Humbi unazën e fejesës, punëtorja e Amazon ka një kërkesë për klientët në të gjithë botën

Një grua që punon në një depo të Amazon, ka bërë një kërkesë mbarëkombëtare për klientët që të kontrollojnë paketat e tyre dhe të gjejnë unazën e saj të fejesës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jasmine Paget, 18 vjeçe, mbeti shumë e mërzitur kur ajo po mbaronte ndërrimin e saj në departamentin e paketimit dhe vuri re që unaza e saj e fejesës me diamant mungonte.

Jasmine, e cila u fejua me Josh Mannings në ditën e Shën Valentinit, llogarit se unaza mund të ketë rënë në njërën prej qindra paketimeve që ajo përgatiti të shtunën më 6 qershor dhe tani po nxit këdo që ka porositur nga Amazon të kontrollojë për unazën e saj të humbur.

Pasi vërejti se unaza mungonte, Jasmine, e cila jeton në Swansea, nisi një apel në median sociale e cila që atëherë është ndarë mijëra herë – por deri më tani unaza nuk është gjetur.

Jasmine tha: “Unë mendoj se kam humbur unazën në orën e fundit të ndërrimit tim pasi kam tendencë të shikoj atë shpesh – dhe kur shikova ndërkohë, ajo thjesht ishte zhdukur”.

“Unë paketoj afërsisht 160 pako në orë dhe paketoj një shumëllojshmëri”.

“Fatmirësisht, Josh ka qenë aq mirëkuptues! Ai sapo bëri një shaka të madhe për të mbajtur shpresat e mia”.

“Përgjigja në mediat sociale ka qenë e jashtëzakonshme dhe ne thjesht po përpiqemi të qëndrojmë pozitiv dhe shpresojmë që dikush ta gjejë atë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori