LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle të shtuara në çerdhe, për një ditë në Shkup janë regjistruar 14 raste me kollën e keqe

Kontrolle të shtuara në çerdhe, për një ditë në Shkup janë regjistruar 14 raste me kollën e keqe

Numri më i madh i rasteve të pertusisit në baza ditore është regjistruar dje në Shkup. Janë konfirmuar 14 pacientë të rinj me këtë sëmundje.

Për këtë zhvillim të situatës, Komisioni për Sëmundjet Infektive ka kërkuar dje nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kontrolle më të forta në çerdhe për të parë nëse marrin fëmijë të pavaksinuar.

Mes pacientëve të rinj ka njerëz të të gjitha moshave, një foshnjë nëntë muajshe, një i rritur 43 vjeç, si dhe fëmijë që shkojnë në kopsht dhe shkollë.


Në kryeqytet deri më tani janë 138 raste me kollën e keqe. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se kategori rreziku nuk janë të rriturit, por fëmijët nën dy vjeç. Ata shtojnë se jo çdokush që kollitet duhet të bëjë testin PCR, por duhet pasur më shumë kujdes në familjet me fëmijë të vegjël.

Vaksinat për të rriturit, të cilat rekomandohen veçanërisht për personat që jetojnë me fëmijë të vegjël, duhet të mbërrijnë në vend rreth datës 15 të këtij muaji.

Megjithatë, sipas Komisionit për Sëmundjet Infektive, situata në nivel kombëtar nuk është shqetësuese. Në rajon po rritet edhe numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në Serbi që nga fillimi i vitit janë regjistruar gati 850 raste, prej të cilave 2 kanë përfunduar me vdekje.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori