LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle falas logopedike për çdo fëmijë

Kontrolle falas logopedike për çdo fëmijë

Shoqata “Ndërveprimi Plus”, e cila është gjendet në afërsi të Sallës Universale në Shkup, nga 20 tetori (sot) deri më 20 dhjetor organizon kontrolle mjekësore falas për të gjithë fëmijët që kanë probleme dhe vështirësi në të folurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një ekip i të diplomuarve defektolog dhe logoped do të kryejnë ekzaminime falas dhe pastaj do të fillojë me ushtrime individuale terapi në përputhje me standardet dhe metodat më të fundit ndërkombëtare.


Ushtrimet dhe trajtimet kryhen me çdo fëmije individualisht përmes lojës, duke përdorur një numër të madh të lodrave, librave për t’u ngjyrosur, librave me foto, postera dhe materiale të tjera dhe publikime.

Qëllimi është për të ndihmuar të gjithë fëmijët që kanë çrregullime në të folurit dhe të mos mbetet asnjë fëmijë që nuk mund të ndihmohet.

Në vitet e fundit është në rritje numri i fëmijëve që nuk mund të thuan zëra, shkronja dhe fjalë, dhe më së shumti, më së lehti dhe më shpejtë mund të ndihmohen në fazën më të hershme përderisa janë të vegjël.

Trajtimi për një orë paguhet vetëm 400 denarë, kurse për më shumë informacione dhe caktime për ekzaminime, trajtime dhe ushtrime, telefononi në numrat e telefonit të Shoqatës: (078) 245 484 dhe (071) 973 362. /Telegrafi/