Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 17 deri më 23 nëntor 2025, janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 1,270 gjoba kundërvajtëse dhe kanë pezulluar 26 patenta shoferësh për shkelje të rënda në trafik.


Po ashtu, janë regjistruar 37 aksidente, prej të cilave 17 kanë rezultuar me lëndime, duke lënë 21 persona të lënduar, ndërsa 20 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.

Autoritetet paralajmërojnë se aktivitetet për parandalimin e aksidenteve do të vazhdojnë me intensitet të shtuar. /Telegrafi/